TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Nëntor 2024, 22:44

“Akoma s’ka hyrë në zyrën e vet”, Dashamir Shehi: Nuk ka kohë Trump të merret me Saliun

Shkruar nga Pamfleti

“Akoma s’ka hyrë në zyrën e vet”, Dashamir

Dashamir Shehi pati një përballje me nënkryetarin e PD, Luçiano Boçi në emisionin “Barometri” në Euronews Albania.

Shehi kundërshtoi mendimin e Boçit se zgjedhjet e SHBA-së kanë pasur ndikim në vendimin e gjykatës për lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak.

GJKKO dha vendimin e duhur por këtu hymë në një politikë konspirative. Trump akoma s’ka hyrë në zyrën e vet, nuk merret me Berishën”, tha Shehi.

Ai shtoi se me krijimin e këtyre ideve, do vijë një moment kur populli opozitar do të zhgënjehet.

Duke krijuar idetë dhe perceptimet se Trump dhe Amerika është me ne, është e mundur që populli opozitar të zhgënjehet. Kushdo që ka qenë në pushtet ka qenë pro-amerikan. Gjithashtu gjykoj se vendimi duhej të ishte marrë me kohë, gjykatësja ka bërë një punë të mirë”, tha Dashamir Shehi.

Lini një Përgjigje