TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Nëntor 2024, 21:50

“Gjyqtarja i doli Ramës nga skema”, Baçi për vendimin ndaj Berishës: U vu drejtësia në vend

Shkruar nga Pamfleti

“Gjyqtarja i doli Ramës nga skema”, Baçi për

Deputeti i PD-së, Luan Baçi e ka cilësuar lirimin e Sali Berishës nga arresti i shtëpisë, si vënie e drejtësisë në vend.

Në studion e emisionit “3D” në RTSH, Baçi tha se e gjithë procedura e ndjekur ndaj Berishës, që nga denoncimi, ka qenë e parapërgatitur politikisht. Por, sipas tij, ajo gjyqtarja që dha vendimin për lirimin e tij “doli jashtë skemës së Ramës”.

“Berisha është i akuzuar politikisht dhe gjyqësori e di mirë që e gjithë procedura që është ndjekur për Berishën ka qenë e parapërgatitur se ku do të shkonin në fund me Sali Berishën. Vendimi i gjykatës është i drejtë. Gjyqësori ka ngelur se s’ka ça bën më. Gjyqtarët kanë dalë jashtë skemës së Ramës se nuk kanë çfarë të bëjnë më. Protestat, mbështetja, patjetër është presioni i qytetarëve, presioni pozitiv për të vënë drejtësinë në vend dhe kjo është vënie e drejtësisë në vend”, tha ai.

Lini një Përgjigje