
Kush e liroi Sali Berishën? Pse tani? A e dinin demokratet afër Berishës? Kush u gëzua e kush u mërzit me lirimin e Berishës? I ftuar sot në podkastin të pashoq” në kanalin e “Pamfletit” në YouTube, për të folur mbi këto çështje, është deputeti Dashnor Sula.
-Ditë feste sot?
Duhet të jemi të qartë për të gjitha teleshikuesit e “Pamfletit”, por dhe të jemi të kujdesshëm. Se të gjithë përfaqësuesit e opozitës nuk është se ndihemi euforikë, na kaplon kënaqësia për këtë vendim.
-Euforia u ndje...
Simpatizantët janë të rëndësishëm. Gjëja nuk ka të bëjë me Berishë. Sot fjala më e saktë që ka përdorur Berisha këtë kohë, nuk është marrë me akuzat, por si u procedua me shkeljen e Kushtetutës. U zbatua një masë sigurimi “detyrim paraqitje”, për zoti Berisha, pasi ishte antikushtetues.
-Ai refuzoi masën e parë...
Ai tha një gjë, jo se unë nuk respektoj institucionet. Unë dua të mbroj Kushtetutën. Berisha ishte më komod në detyrim paraqitje apo arrest shpie?
-Po ka një mospërputhje. Ai edhe vendimin e dytë antikushtetues e quajti, por e zbatoi.
Po ta kuptosh nga pikëpamja formale, kur nuk respektohet ai vendim, vjen vendimi i dytë. Berisha e kishte te “detyrim paraqitje”. Nëse nuk do bënte këtë rezistencë, nuk do e kishim këtë vendim. Ka rëndësi që çdo ligj të respektohet nga çdo qytetar. Ore ndërro ligjin. Ndërro Kushtetutën. Nuk është çështja që të mbrohet deputeti. Kushdo që mendon se si shmanget hetimit, nuk e ka mundësinë. Te masat e sigurimit është përacktuar qartë.
-A e etiketuat këtë gjyqtaren që ishte kapur nga regjimi?
Unë nuk jam kundër SPAK, por nuk mund të them se nuk ka persona brenda që iterferojnë sipss oreksit të mazhorancës.
Lini një Përgjigje