TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Nëntor 2024, 21:58

“Mos u gëzoni para kohe”/ Çlirim Gjata debaton me Mentor Kikinë: Pse u mbajt Berisha në arrest pa prova?

Shkruar nga Pamfleti

“Mos u gëzoni para kohe”/ Çlirim Gjata debaton me Mentor

Analisti Mentor Kikia ka debatuar ashpër me anëtarin e Kryesisë së PD-së Çlirim Gjata lidhur me vendimin e GJKKO-së për heqjen e masës së sigurisë ndaj kreut demokrat Sali Berisha.

Kikia tha se vendimi mund të jetë i ndikuar nga zhvillimet, përfshi edhe faktin se Gjykata Europiane në Strasburg, ka përshpejtuar gjykimin e çështjes.

Ai u shpreh se kjo është një çështje që nuk duhet të gëzohet askush para kohe. Kikia shtoi se entuziazmi i demokratëve ishte legjitim sot, por edhe kjo rezistenca e demokratëve mendoj se ka ndikuar.

“Duhet parë se si argumentohet vendimi i GJKKO-së që hoqi masën e sigurisë ndaj Berishës, ndërsa në anën tjetër ne presim nisjen e çështjes gjyqësore për dosjen “Partizani”, u shpreh ai.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Çlirim Gjata kundërshtoi duke thënë se lideri politik i opozitës u mbajt në arrest pa asnjë provë.

“Pse u ndërhy politikisht në gjyqësor për të mbajtur në arrest liderin e opozitës? Gjithçka ka lidhje me zgjedhjet, donin të na mbanin të bllokuar”, tha Gjata për “Open”.

Lini një Përgjigje