TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shtator 2025, 08:07

Agron Shehaj: Edi Rama ka një pushtet absolut mbi shqiptarët, me Veliajn është lojë politike!

Shkruar nga Pamfleti
Agron Shehaj: Edi Rama ka një pushtet absolut mbi shqiptarët, me
Agron Shehaj dhe Edi Rama

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë dhe kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka komentuar  zhvillimet e fundit në Bashkinë e Tiranës dhe vendimin e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Shehaj tha se nuk i intereson shumë debati mbi procedurat, duke theksuar se thelbi është fakti që Veliaj ndodhet në burg dhe nuk mund të jetë më kryetar bashkie.

“Në fakt nuk më duket shumë interesant debate mbi procedurat dhe nuk është thelbi. Nuk ka shqiptar që nuk e di që pse Veliaj është në burg. Ai nuk mund të jetë kryetar dhe duhet ta kishte dhënë prej kohësh. Janë thjesht një teatër këto që kanë ndodhur.

Ai duhet të vepronte siç ka bërë me të gjithë. Kjo është një lojë. Edi Ramës i erdhi dita që Veliaj mos të jetë aty. Nuk ka nevojë për tratativa. Edi Rama ka një pushtet absolut dhe mbi shqiptarët. Nuk guxon njeri të bëjë tratativa. Pyetja është, pse Veliaj që ne e dimë që është i korruptuar dhe në burg dhe Xhaçka në parlament, pse Veliaj në burg dhe kryetari i bashkisë në Shkodër është në detyrë.”-tha Shehaj në Euronews Albania.

agron shehaj: edi rama

Lini një Përgjigje