
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka folur lidhur me shkarkimin e Erion Veliajt. Ai tha se ky vendim i marrë sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak mund të jetë një marrëveshje për ta liruar atë nga qelia.
Sula u shpreh gjithashtu se ka një pikëpyetje e madhe për rolin e Veliaj ndërsa shton se ekziston mundësia e një “gjysmë-loje” në emër të të drejtave të njeriut dhe mos-prishjes së provave gjatë procesit gjyqësor.
“Pse nuk u shkarkua Veliaj gjatë 7 muajve të hetimit? Sepse një ndër argumentet që ka patur SPAK edhe gjykata thotë prishja e provave, presion ndaj dëshmitarëve. Për ta shkarkuar ishte që në kohën kur ishte në hetim për shkak të prishjes së provave, tani që mbaroi hetimi, pra nuk ka rrezik për prishjen e provave…pra ka diçka që nuk shkon.
Ka një pikëpyetje të madhe me Erion Veliajn. Ekziston mundësia që mund të jetë një gjysmë lojë në emër të të drejtave të njeriut, të mos prishjes së provave etj. gjatë procesit të gjykimit ka ndryshim të masës së sigurimit. Nuk është çudi që të kemi në marrëveshje të tillë të fshehtë me të gjithë aktorët e caktuar, përjashto SPAK-un”, tha Sula për “News 24”.
Lini një Përgjigje