
Sali Berisha ka reaguar për sulmet e Adriana Kalasë ndaj Jorida Tabkut. Edhe pse kjo e fundit doli më e votuara në PD, Kalaja e akuzoi se ja ka dhënë votat Edi Rama.
Lidhur me këto akuza, Berisha u pyet sot në “Log”, ku kërkoi nga Kalaja që të nxjerrë provat.
“Komenti im është ky: Jorida Tabaku është deputetja më e votuar e Partisë Demokratike. Unë nuk kam absolutisht asnjë të dhënë për atë që thotë zonja Kalaj, unë mendoj se çdo njeri, cilido qoftë para se të hedhë një akuzë, duket të paraqesë fakte dhe prova. Unë nuk kam. Ajo shpreh një mendim të vetin. Di që Jorida Tabaku ka bërë fushatën më intensive të mundshme”, tha ai.
Adriana Kalaja, e cila ishte në listën e hapur të kandidatëve të Tiranës, ku mori 2826 vota, e quan Tabakun si Sudja e PD-së. Sipas saj votat ia ka blerë Rama, për të poshtëruar Berishën dhe për të mbuluar blerjen e të vetëve si të Sara Miles.
"Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët dhe këtë e dinë të gjithë. Qëllimi: Për të poshtëruar Berishën; Për të mbuluar blerjen e atyre të vetëve si Sara Mile; Për të zgjedhur opozitën që do. Do ja shohin hajrin shpejt Sudes E do Rama në krye të PD", shkruan Kalaja.
Lini një Përgjigje