TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Maj 2025, 22:01

“Këto zgjedhje s’mund të njihen”, Berisha: Pres mbështetje nga ndërkombëtarët për zgjedhje të parakohshme

Shkruar nga Pamfleti

“Këto zgjedhje s’mund të njihen”, Berisha: Pres

Dhjetë ditë pas përfundimit të procesit zgjedhor të 11 majit, opozita nuk e njeh rezultatin e tyre.

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, lideri i opozitës, Sali Berisha, tha se zgjedhjet elektorale nuk fitohen kurrë në farsë.

“Në farsë nuk ka vlerë diferenca e votave mes partive politike”, tha Berisha.

Sipas tij, denoncimet dhe faktet e mbledhura nga PD që do tu dërgohen partnerëve ndërkombëtarë, do të vërtetojnë se më 11 maj nuk pati zgjedhje por votime.

Nga ana tjetër, ai u shpreh se pret nga ndërkombëtarët që të mundësojnë zgjedhje të parakohshme në Shqipëri.

“Zgjedhjet elektorale nuk fitohen kurrë në farsë. Në farsë nuk ka vlerë diferenca e votave mes partive politike.

Nga denoncimet, faktet që kemi mbledhur presim mbështetje nga ndërkombëtarët që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të parakohshme. Forumet do ta përcaktojnë cdo bëjmë ne. Këto ishin farsë zgjedhore, votime”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje