TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shtator 2024, 20:41

A ekziston mundësia, që dënimi i Salianjit të jetë bekuar edhe nga Sali Berisha?

Shkruar nga Pamfleti

A ekziston mundësia, që dënimi i Salianjit të jetë

Deputeti Ervin Salianji u dënua sot me 1 vit burg, duke trazuar edhe një herë politikën. Opozita nuk e priti mirë vendimin, teksa në disa raste u sulmuan dhe gjyqtarët.

Por në media doli se dy anëtarët e trupës gjykuese Iliba Bezati dhe Elona Toro, kanë qenë pjesë e trupës që i dha vulën e PD Berishës dhe kjo ka ngjallur spekulimet dhe reagimet.

Bazuar mbi këtë fakt, juristi Romeo Kara ka ngritur pyetjen nëse fshihet dhe Berisha pas këtij vendimi, pasi do të largojë ata që kanë ambicie për kreun e PD, në mënyrë që në krye të saj të vendoset Argita.  

A ekziston mundësia, që dënimi i Salianjit të jetë bekuar edhe nga Berisha, për t'i hequr çdo pengesë dërgimit të Argitës në krye të PD-së? Ishte rastësi që dy nga gjyqtaret që atij i dhanë arbitrarisht vulën, ishin të njëjtat që lanë në fuqi dënimin për Salianjin”, tha ai.

Salianji u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë mbi dosjen “Babale”. Pas disa vitesh zvarritje, Apeli la sot në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke i ndërprerë karrierën politike deputetit demokrat.

Lini një Përgjigje