Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ndodhet sërish në ambientet e selisë së Kuvendit, ku është në pritje të dhënies së dëshmisë së tij në Komisionin hetimor, duket se është rehatuar në kolltuk.
Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga mediat, Beqaj është duke diskutuar me këmbë e duar, me avokatin e tij.

Edhe gjatë ditës së djeshme, ndërsa ndodhej në ambientet e kuvendit për dëshminë e tij, Beqaj më shumë ka biseduar me deputetët socialistë, miq të tij se sa foli në komisionin hetimor.

Mbetet për t’u parë nëse ish-ministri, i cili qëndron në paraburgim me urdhër të SPAK, do të mund të dëshmojë sot.
Të martën, kjo iu pamundësia për shkak të debateve mes socialistëve dhe demokratëve mbi një kërkesë të Beqajt për të bërë një prezantim paraprak mbi punën e tij si ministër. Sipas PD, ai duhet të bënte vetëm një deklaratë, ndërsa socialistët kërkuan që t’i jepej kjo mundësi para se të nisnin pyetjet.
Për më shumë se 4 orë, Ilir Beqaj qëndroi si spektator në sallë, duke dëgjuar replikat në seri mes anëtarëve të komisionit që hera-herës ishin të tensionuara. Në debat u përfshi dhe ish-ministri, të cilit ende zyrtarisht nuk i ishte dhënë fjala. “Mos më thuaj mua i shkreti. Nuk dua asnjë konsideratë personale nga ju”, i tha Beqaj kryetares së komisionit Albana Vokshi.
Lini një Përgjigje