TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Gusht 2023, 12:44

A do të krijojë Sali Berisha një parti të re?

Shkruar nga Pamfleti

A do të krijojë Sali Berisha një parti të re?

Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur ditën e sotme nga gazetarët për situatën në Partinë Demokratike dhe se nëse do të krijojë një parti të re.

Ai tha se ky skenar nuk do të ndodhë.

Gjithashtu Berisha theksoi se beteja kryesore e Partisë Demokratike është me kryeministrin Edi Rama dhe regjimin

"Ne nuk mund të na ndryshojë askush emrin. Jemi PD nisim betejën kundër regjimit. Sot kemi një mbledhje të rëndësishme dhe askush nuk mund t’u ndryshojë demokratëve identitetin. Do të përballemi me regjimin dhe Ramën.", u tha Berisha gazetarëve.

Sali Berisha ka folur gjithashu sërish sot në lidhje me sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës.

Në një deklaratë për mediat Ai akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj se kanë fshehën me letra pronarët e vërtetë të inceneratorëve.

Berisha thotë se sipas tij, inceneratori i Tiranës është i Erion Veliajt dhe përmes tij, kryebashkiaku do të fitonte 680 milionë Euro fitime. 

"Me pohimin e shefit të SPAK se nuk mund të sekuestrohet djegësi i Tiranës se ata na hedhin në arbitrazh, ai nuk ka folur me gjuhën e ligjit, por të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Sekuestroja është një masë gjysmake, pasi nuk ndryshon pronësinë e djegësit të Tiranës. Përsëri paratë e taksapaguesve do derdhen në llogaritë e Zotos dhe Mërtirit dhe përsëri qytetarët në kundërshtim me kontratën, në kundërshtim me raportin e KLSH, do i paguajnë Zotos dhe Mërtirit të letrave 29 euro për ton me tarifën e djegies që nuk ekziston. Prokuroria nuk ka mundur ta bëjë këtë sepse pronarët e vërtetë të djegësit të Tiranës janë Edi Rama dhe Erion Veliaj. Zoto dhe Mërtiri janë pronarët de jure të djegësit të Tiranës dhe me shumë mundësi aksionerët dytësorë të kësaj monstre që ka grabitur 110 milionë euro dhe nuk ekziston. Shpallja e tyre si pronarë është mbrojtje që prokuroria e partisë u bën pronarëve të vërtetë, Edi Ramës, Erion Veliajt, Engjëll Agaçit dhe të tjerëve. Prokuroria në Akuzën ndaj Arben Ahmetajt për djegësin e Tiranës e akuzon atë se ai ka firmosur ndërkohë që “në këtë datë që është propozuar dhënia e bonusit, shoqëria Integrated Energy B.V sh.p.k nuk rezultonte e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit”. , tha ai.

partie e re berisha

Lini një Përgjigje