TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Gusht 2025, 11:24

"8 kate pa leje te gradaçela në sheshin Skënderbej"/ Rama i përgjigjet ndjekësit: Do t'i marrë shteti!

Shkruar nga Pamfleti

"8 kate pa leje te gradaçela në sheshin Skënderbej"/

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një ndjekësi i cili e pyet "nëse do të prishen tetë katet te gradaçela në sheshin Skënderbej".

Rama thotë se janë kryer procedurat ndërsa shton se metrat katrorë shtesë do të vihen në shërbim të interesit publik.

Kryeministri u shpreh gjithashtu se kush do të ndërtojë në mënyrë të paligjshme, s'do t'i gëzojë dot. Sipas tij, ose do ta marrë shteti, ose do të bjerë në tokë e gjithë godina.

“Kam një informacion, çdo metër katrorë te ajo ndërtesa që u konstatua aso kohe e paligjshme nuk është më e ndërtuesit. Janë bërë të gjitha procedurat dhe sikundër edhe në disa raste të tjera, ato metra katrorë do t’i marrë shteti për interes publik, pra për zyra, aktivitete të ndryshme publike. Pra do të jenë të një institucioni të caktuar, nuk është përcaktuar akoma. Por ama janë ndërkohë kaluar me letra dhe në momentin kur do të kryhet ndërtimi do të jenë të shtetit. Ashtu sikundër të gjitha ato u publikuan si raste me shtesa, kanë kaluar nëpër procese të ndryshme. Një pjesë janë parablerë nga ndërtuesit me çmimin e tregut, një pjesë tjetër sekuestruar e konfiskuar. Kush do të ndërtojë një metër katror të paligjshëm nuk do e gëzojë dot. Ose do ta marrë shteti, ose do të bjerë në tokë e gjithë godina. Kjo do të jetë e qartë dhe e prerë për të gjithë”, tha Rama.

Lini një Përgjigje