Sipas Ramës, bizneset nuk po mendojnë strategjikisht, por po i bëjnë gropën vetes.
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme përmes një dalje në Facebook, ka pranuar dështimin pas disa muajsh propagande për një turizëm në kulmin e suksesit.
Rama për herë të parë pranoni se në mes të gushtit atë që shumë shqiptarë dhe turistë e kanë vërejtur prej kohësh.
Plazhet janë bosh dhe situata nuk është aspak siç është shitur.
Nisur nga këto konstatime, kryeministri paralajmëron masa radikale për vitin e ardhshëm, për të cilat do të flasë në shtator.
Sipas Ramës, bizneset nuk po mendojnë strategjikisht, por po i bëjnë gropën vetes.
“E fundit që kam është që rilindja urbane 2.0 është një program që do të vazhdojë 4 vjet dhe ky proces do të jetë konstant. Nuk është një aksion, nuk është një sulm veror dhe ata që thonë që po, pse nuk e lije dot për në dimër, iu them jo, nuk e linim dot për në dimër.
Jo, po se kemi turistët nëpër këmbë, mos kini asnjë merak, se çështja e turistëve nuk lidhet me këtë. Çështja e turistëve lidhet me 2 a 3 gjëra të tjera për të cilat do të flasim shumë hapur dhe shumë qartë në shtator. Duke filluar nga një pjesë e industrisë që nuk po mendon fare strategjikisht, por po mendon vetëm kap ça të kapësh sot dhe praktikisht po i bën gropën vetes për nesër, pasi gjithë ato investime që po bën, nuk do të mund dot t’i shlyejë dhe as do të mund dot t’i kthejë në investime të qëndrueshme për fëmijët nëse sot vendos çmime të cilat do të hapin me shumë shpejtësi fjalën që është shumë shtrenjtë në Shqipëri.
Por do të flasim për këtë, siç do të flasim edhe për plazhet ku kemi bërë një hap të madh përpara këtë vit, por të pamjaftueshëm dhe do të marrin masa radikale edhe me plazhet për vitin e ardhshëm, ku bashkitë do të marrin shumë më tepër forcë, por ama shkundja e bashkive sot është një domosdoshmëri që të gjitha gjërat të shkojnë shumë më mirë nesër dhe që pushteti vendor që ka bërë shumë gjëra, por që ka shumë të meta, të ngrihet në një nivel tjetër” – deklaroi mes të tjerash Rama.
Kreu i qeverisë iu bëri thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në evidentimin e ndërtimeve zaptuese duke shkruajtur në platformën “Hapësira ime publike”.
“Platforma “Hapësira ime publike” do të mund të denoncoi cdo gjë të tillë për të identifikuar më shumë, por edhe ata që mbyllin sytë. Kryeministri nuk bën punën e drejtorëve, por për të shkundur ata që nuk bëjnë punën. Godina pa leje përgjithësisht nuk ka. Ato që janë ose janë sekuestruar ose do të sekuestrohen dhe konfiskohen. Kemi sekuestruar një godinë në Vlorë në shkelje të parametrave, jemi në proces me dy a tre të tjera. Rilindja Urbane 2.0 do të zgjasë 4 vjet dhe do të zgjasë 4 vjet nuk është aksion. Nuk e linim dot në dimër”, tha Rama.
Lini një Përgjigje