TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Tetor 2023, 17:17

38 vende anëtare të KiE firmosin rezolutën për Kosovën, Jorida Tabaku: Shpresoj t’i hapë rrugë hetimit për sulmet e 24 shtatorit

Shkruar nga Pamfleti

38 vende anëtare të KiE firmosin rezolutën për Kosovën,

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabakut ka reaguar pas firmosjes së draftrezolutës së paraqitur në Këshillin e Europës  nga 38 anëtarë të Asamblesë.

Me anë të një postimi në Facebook, Tabaku shpreson që ti hapet rrugë një hetimi të plotë ndërkombëtar sulmeve të 24 shtatorit, ku u vra një efektiv i forcave të policisë së Kosovës.

Tabaku shtoi se shpreson që rezoluta do të miratohet në parlament me vota të plota, për të thelluar qëndrimin kombëtar mbi këtë rast.

“Pak orë përpara debatit për projektrezolutën në Kuvendin e Shqipërisë, dorëzohet draftrezoluta e paraqitur në Këshillin e Europës së bashku me deputetin e CDU, Knut Abraham. Draftrezoluta “Në përgjigje të akteve terroriste në Veri të Kosovës” u firmos nga 38 anëtarë të Asamblesë.

Një rezolutë që shpresoj shumë t’i hapë rrugë një hetimi të plotë ndërkombëtar për atë që ndodhi me 24 shtator në veriun e Kosovës që përfundoi me vrasjen e një oficeri policie dhe plagosjen e dy të tjerëve. Shpresëplotë që një hetim i tillë do të jetë transparent e i pakontestueshëm, me dy reporterë të pavarur për të bërë të mundur që çdo akt i tillë të ketë dritë të plotë!

Koha që Kosova të ecë përpara, por nuk mund ta bëjë këtë pa u njohur cdo akt e veprim të së djeshmes!

Falenderuese për këdo nga firmosësit që vijnë nga 8 shtete të ndryshme duke filluar nga Gjermania, Ukraina, Holanda, Turqia, Italia, Mbretëria e Bashkuar e sigurisht mbështetje bipartizane nga Shqipëria.

Uroj që ky të jetë një ogur i mirë që së bashku të dy anët e politikës të miratojnë me vota të plota në parlamentin tonë projektrezolutën ashtu siç duhet t’i ketë hije qëndrimit kombëtar”, shkruan Tabaku.

jorida tabaku kosova draft rezolute

Lini një Përgjigje