TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Tetor 2023, 14:03

Konferenca e Kryetarëve, Gjekmarkaj dhe Tabaku përplasen me PS: Përjashtimi i 8 deputetëve i turpshëm, na keni kufizuar të drejtat

Shkruar nga Pamfleti
Konferenca e Kryetarëve, Gjekmarkaj dhe Tabaku përplasen me PS:
Deputetët e PD bllokojnë foltoren e Kuvendit

Në Konferencën e Kryetarëve dy deputetët e opozitës, Agron Gjekmarkaj dhe Jorida Tabaku kanë kundërshtuar vendimin e Kuvendit për pezullimin e 8 deputetëve për 10 ditë si masë disiplinore.

Gjekmarkaj tha se ky vendim është i turpshëm.

"Është turp që keni përjashtuar opozitën nga seanca. Ky është vendim arbitrar dhe i turpshëm. Më kujtohet një slogan juaji "Shqipëria që duam" dështuat ta bënit këtë. Tani po bëni "opozita që duam". Akti ynë ishte simbolik", tha Gjekmarkaj.

Edhe Jorida Tabaku qëndroi në të njëjtën linjë me Gjekmarkajn. Ajo u shpreh se nga reagimi i deputetëve të opozitës nuk u cenua njeri por ishte një lloj forme demokratike e protestës.

"Përjashtimi i deputetëve të PD-së i turpshëm. Seanca u bllokua për një kërkesë legjitime që ju e refuzuat. Ju na keni kufizuar hapësirat. Vendimi erdhi pasi ju refuzuat të fusni në rend një kërkesë të grupit tonë. Nuk cenuam askënd fizikisht, ishte formë demokratike proteste", tha Tabaku.

Kujtojmë se tetë deputetë të opozitës u përjashtuan me kërkesë të Partisë Socialiste për shkak të incidenteve në përfundim të seancës të gjatë të Kuvendit, ku bllokuan foltoren duke bërë që maratona të mbyllet pa u votuar rendi i ditës.

Deputetët e opozitës Elda Hoti, Albana Vokshi, Bledion Nallbati, Zheni Gjergji, Lefter Gështenja, Asllan Dogjani, Luan Baçi dhe Gazment Bardhi u penalizuan nga Këshilli i Etikës, pasi bllokuan foltoren, e madje edhe karrigen e vetë kryeparlamentares, ndërsa mes kaosit Lindita Nikolla njoftoi mbylljen e seancës dhe shtyrjen e votimeve për seancën e radhës plenare. Sekretariati i Etikës, vetëm me votat e mazhorancës, i ka përjashtuar për 10 ditë deputetët nga Kuvendi.

gjekmarkaj tabaku ps perjashtimi i deputeteve

Lini një Përgjigje