TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Tetor 2023, 14:32

S'ka dakordësi PD-PS! Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e opozitës për një komision të tretë hetimor

Shkruar nga Pamfleti
S'ka dakordësi PD-PS! Konferenca e Kryetarëve rrëzon
 Konferenca e Kryetarëve

Ditën e sotme, Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e tretë të opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor për parandalimin e konfliktit të interesit për abuzimet me fondet publike.

Grupi Parlamentar i PD depozitoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike.

Në kërkesën e firmosur nga 35 deputetët e PD, theksohet se parlamenti duhet të kryejë hetime mbi veprimet institucionale të zyrtarëve që kanë marrë vendime edhe pse kanë qenë në kushtet e konflikt të interesi.

Kjo është kërkesa e tretë e grupit parlamentar të PD për ngritjen e komisionit hetimor, dy prej të cilëve janë rrëzuar nga mazhoranca në Konferencën e Kryetarëve.

Bëhet fjalë për kërkesat e ngritjes së komisionit hetimor për daljen e të dhënave nga sistemi TIMS si dhe për 4 kontratat e koncesionit në fushën e shëndetësisë.

 konferenca e kryetarëve

Lini një Përgjigje