TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Janar 2025, 18:18

"21 Janari", Arben Meçe: Berisha fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësi

Shkruar nga Pamfleti

"21 Janari", Arben Meçe: Berisha fshehu provat, SPAK të

Analisti Arben Meçe ka folur lidhur me “21 Janarin”. Ai tha se hetimet e SPAK janë të vonuara. Meçe i ka bërë apel Prokurorisë së Posaçme që të çojë para hetimet. Analisti thekson se kjo ngjarje kërkon përgjegjësinë, pasi ishte Strasburgu që tregoi qartë se është krim shtetëror.

“Është apel që bëjmë, jemi për pak ditë në përvjetor. Unë kam thënë dhe do them, që në këtë ngjarje SPAK është i vonuar. Nëse sot duhet të bëj një apel, është: ‘I nderuar SPAK është një çështje që kërkon përgjegjësinë. Çështja është shumë e qartë tashmë. Strasburgu e trajtoi ngjarjen në dy pista dhe mori vendim në dy pista. Pista e dytë është me serioze, së pari thotë që është vrasje shtetërore dhe e dyta tentativa për të fshehur provat dhe manipuluar provat. Kjo është më e rëndë, tentativa për të fshehur provat fsheh në vetvete edhe qëllimin e vrasjes së 21 janarit”, tha Meçe për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje