TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2023, 14:39

14 Maji/ Deputeti demokrat: Nuk i mbështes kandidatët Meta-Berisha, fushatë do bëj vetëm për PD-në zyrtare

Shkruar nga Pamfleti
14 Maji/ Deputeti demokrat: Nuk i mbështes kandidatët Meta-Berisha,
Deputeti demokrat, Lefter Gështenja

Deputeti demokrat, Lefter Gështenja thotë se Partia Demokratike do të dalë në zgjedhjet vendore me kandidatët e saj, por vetëm në disa bashki të vendit.

Ndonëse i kanë lënë rrugën të hapur kandidatëve të Berishës në shumicën e bashkive të vendit, ai thekson se nuk do t’i mbështesin kandidatët e koalicionit Meta-Berisha.

Deputeti shton se do jetë në terren dhe do të bëjë fushatë vetëm për PD zyrtare. 

“Këta kandidatë do ishin të gatshëm të bënte thirrje të votohej lista e këshillit të PD. Do isha krahu i djathtë në fushatë pa asnjë lloj rezerve. Përsa kohë nuk ka një thirrje të tillë unë do vazhdoj të punoj për PD, të bëj vota për PD. Do jem në terren për PD. Në Elbasan kemi listat për këshill”, tha Gështenja në Report Tv.

Gështenja zbuloi edhe qëndrimin e tij na mbledhjet maratonë që zhvilloi PD për të përcaktuar se si do të dilnin në zgjedhje. Gështenja shprehet se bashkë me një grup deputetësh kishin kërkuar që nëse s’do të dilnin me kandidatë në 61 bashki, të nxirrnin vetëm lista për Këshilla Bashkiakë.

“Nuk kam qenë pjesë vendimmarrëse, është diskutuar gjatë, janë bërë disa mbledhje. Vendimmarrja finale ka qenë e Kryesisë. Kam qenë që në duhej të dilnim me 61 kandidatë, me një kusht, të kishim kandidat të përbashkët të gjithë si opozitë. Kam qenë kundër daljes me më shumë se 1 kandidat. Lufta nuk është brenda opozitës kush fiton më shumë, garën e kemi me Edi Ramën. Meqë ishim në këtë situatë, zvarritja e procesit gjyqësor, vonesat që solli KQZ, isha që PD të mos futet në këto zgjedhje me kandidatë për kryebashkiakë, por vetëm me lista për këshilla bashkiakë. Në këtë situatë që ndodhemi do të përplasim demokratët me njëri-tjetrin”, u shpreh ai.

lefter gështenja partia demokratike

Lini një Përgjigje