TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2023, 11:58

"Nga dole ti? Nga bodrumet e mafias së Ramës", Berisha sulmon kandidatin e PS për Tropojën

Shkruar nga Pamfleti
"Nga dole ti? Nga bodrumet e mafias së Ramës", Berisha
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën ndodhet në Tropojë, ku po prezanton kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Besnik Dushaj.

Gjatë fjalës së tij, ish kryeministri Berisha ka ironizuar kandidatin e Partisë Socialiste, Rexh Byberi, duke thënë se doli nga sirtarët e bodrumeve të mafies.

“Mirënjohje për këtë pritje, mesazh fitoreje që përcillini ost nga kjo sallë për shqiptarët kudo në botë. Për mbështetjen  tyre të jashtëzakonshme dhe rolin epik, mbështetjen e madhe që i keni demokracisë shqiptare, e vërteta është se ky vend po të kishte një emër të dytë do ishe ‘Malësia epike’. Sa herë vij këtu, çdo km më bëhet më e lehtë. Kam ardhur për të paraqitur si kandidat Besnik Dushaj. Njërin nga demokratët më të vendosur, një nga pasardhësit e një familjeje të nderuar, njeriu me virtyte që punoi për ndryshimin dhe zhvillimin e kësaj treve. Këtë herë Besniku, Miftar Dauti që na pret në Has, i paraqesim kandidatët të lirisë, së votës suaj, së Primareve. Unë e di që procesi i Primareve, i pari në 32 vite nuk ishte i përsosur por do bëhet.

Ndaluni për një moment ta pyesim pak Rexhën; Ti Rexha i kujt je? Cili socialist të ka zgjedhur ty? Kush të ka votuar? Nga dole? Nga sirtarët e Edi Ramës. Përballen kandidatët e Lirisë me ata të Ramës”, tha Berisha.

 

rama berisha tropojë rexh byberi

Lini një Përgjigje