TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2023, 10:57

Largimi i shqiptarëve, justifikohet Rama: S’kam asnjë çelës magjik

Shkruar nga Pamfleti
Largimi i shqiptarëve, justifikohet Rama: S’kam asnjë
Edi Rama

Ditën e sotme kryeministri i vendit Edi Rama zhvilloi në një konferencë të përbashkët me përfaqësuesin e Bankës Botërore në Shqipëri.

Teksa përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas, i vuri në dukje kreut të qeverisë largimet e të rinjve si një problem tepër shqetësues, Rama tha se ai nuk ka çelës magjik për këtë fenomen.

Ai u justifikua me faktin se në kohët në të cilat po jetojmë lëvizja e të rinjve është normale.

Gjatë fjalës së tej Salinas tha se është shqetësues largimi masiv i të rinjve dhe se do të angazhohet për të punuar në këtë drejtim për të krijuar mundësi më të mira punësimi për qytetarët shqiptarë.

“Ne nuk do marrim borxh për të rritur pagat, madje do rrisim pagat për të ulur edhe borxhin, siç kemi ecur konform gjithë planit, rritja e pagave është sot një domosdoshmëri e mundshme, ka qenë edhe më parë por nuk ka qenë e mundur, kemi arritur rezultate domethënëse, ato shifra që ju dhash janë arsyeja pse rriten pagat, nuk është borxhi, ato shifra që patë nga të ardhurat e turizmit dhe nga të ardhurat e eksporteve dhe nga të ardhurat e punës janë arsyeja pse rriten pagat sot, një rritje shumë e lartë në raport me të gjitha rritjet në të shkuarën, sa i përket kësaj këngës së ikjeve, ishim në Verona për panairin e verës, Verona është në rajonin më të pasur të Italisë, 158 miliardë dhe ka 5 milionë banorë, 600 mijë ndërmarrje dhe kemi pasur një darkë pune me guvernatorin dhe e e dini cili është shqetësimi më i madh, largimi i mjekëve, largimi i specialistëve të nivelit më të lartë. Po pse ikin? Se ka korrupsion, se ka krim, se nuk ka shërbime? Ikin sepse kjo është koha që jetojmë. Njerëzit shkojnë sepse kjo kohë që jetojmë e bën të mundur që aspiratat më të larta të ndiqen duke shkuar në vende me të ardhura më të larta, nuk ka asnjë çelës magjik, asnjë forcë që të përmbysë këto trende, duhet vetëm hap pas hapi, kjo rritje do të ndihmojë shumë, por nuk do ta frenojë globalizmin apo trendet që janë historike të kohës, thjesht dhe flitet gjithmonë për të ikurit, thuhen shifra që e bëjnë 7 herë 7 42 të jetë algjebër jo lajthitje aritmetike. Patjetër ka më shumë ikje se sa kthime por ka kthime që rriten paralelisht, nuk kemi pse habitemi por të ulim kokën dhe të punojmë.”, tha Rama.

 

rama largimi masiv i shqiptarëve

Lini një Përgjigje