TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2023, 10:39

Përfaqësuesi i Bankës Botërore “ia plas në sy” Ramës: Largimi i të rinjve nga Shqipëria, problem shqetësues!

Shkruar nga Pamfleti

Përfaqësuesi i Bankës Botërore “ia plas në

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë me Përfaqësuesit të Bankës Botërore në Shqipëri në të cilën është diskutuar mbi situatën ekonomike të Shqipërisë përgjatë vitit 2022.

Teksa Edi Rama lexonte shifra për rritjen ekonomike në vend krahasuar me 2019-ën dhe mburrej me eksportet që në 2022-in kanë kapur shifrën e 4.1 miliardë eurove, përfaqësuesi i BB i listoi kryeministrit disa të vërteta të hidhura për vendin tonë.

Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas tha se është shqetësues largimi masiv i të rinjve dhe se qeveria do të angazhohet për të punuar në këtë drejtim për të krijuar mundësi më të mira punësimi për qytetarët shqiptarë.

“Jemi zotuar për më shumë vende punë sidomos për rininë. Ne e vendosim theksin tek më e mira dhe kjo është sfida jonë. Gjithashtu me rëndësi është edhe kapitali njerëzor. Jemi të shqetësuar për numrin e personave që largohen nga Shqipëria, por bashkë mendojmë se mund të krijojmë përmirësime të mbrojtjes sociale, shëndetësinë apo edhe për rindërtimin e spitaleve. Shtylla e tretë e strategjisë sonë përqendrohet tek rezistenca, siç e dimë jemi përballur me shumë kriza dhe ne duan të punojmë për të rritur rezistencën për t’u përballur me krizat e ardhshme”, tha ai.

Ai u ndal edhe tek çështja e emigracionit e cila është komplekse dhe se për për emigracionin duhet të mundësojmë sektorin privat për të qenë më aktiv në vend. Ai shtoi se kur flasim me njerëzit sidomos të rinjtë, nuk është vetëm çështja e pagave, por çështja për të pasur jo vetëm një punë të mirë , por edhe një punë për të krijuar perspektive.

” Çështja e emigracionit është komplekse, po pagat janë një pjesë e rëndësishme. Po kështu kur flasim me njerëzit sidomos të rinjtë, nuk është vetëm çështja e pagave, por çështja për të pasur jo vetëm një punë të mirë , por edhe një punë për të krijuar perspektive. Sa për emigracionin duhet të mundësojmë sektorin privat për të qenë më aktiv në vend. Ka më shumë potencial për të sjellë në vend investime e mundësi, tha ai.

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me Përfaqësuesin e Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas, foli në lidhje me situatën ekonomike në vendin tonë.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se nuk do të marrin borxh për rritjen e pagave ndërsa u shpreh se kjo nismë është një domosdoshmëri.

Rama shtoi se rritja e pagave vjen për pasojë e rritjes së të ardhurave nga eksportet dhr turistët.

“Nuk do të marrim borxh për të rritur pagat. Do të rrisim pagat dhe do të ulim borxhin. Rritja e pagave domosdoshmëri e mundshme sot. Kemi arritur rezultatet domethënëse në të gjithë procesin e ngritjes së bazës. Ato shifrat që patë nga të ardhurat e turizmit dhe të eksporteve janë arsyet pse rriten pagat”- tha ai.

rama banka boterore shqiperi

Lini një Përgjigje