TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2023, 11:32

Pandeli Majko "llogari" AMA-s: Këto Podcast-et e Ramës dhe Berishës a i rregullon ligji?

Shkruar nga Pamfleti

Pandeli Majko "llogari" AMA-s: Këto Podcast-et e Ramës dhe

Ditën e sotme në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, është diskutuar podcast-i i kryeministrit Edi Rama dhe ish kryeministrit, Sali Berishës.

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko i kërkoi nga autoriteti i AMA-së, informacion se nëse këto podkaste do rregullohen me ligjin e ri të medias audiovizive. 

"Unë e kam pyetjen për përfaqësuesit e AMA-s se jam i qartë me atë që thanë përfaqësuesit e Qeverisë. Unë kam 1 pyetje që mund të tingëllojë çik si me ironi, ndryshimet që vijnë sot janë me mediat audiovizive, pyetja ime është këto podkaste që dëgjojmë, Rama do krijojë një podkast të vetin, e kam seriozisht, edhe Berisha do e krijojë. Këto janë të rregulluara nga ky ligj? Janë nën rregulloren e këtij legjislacioni?

Kam përshtypjen se influenca e rrjeteve sociale po krijon disa zona të lira të ashtëquajtura ekonomike, që mund të flitet si të duam, e ne po flasim që të rregullojmë ndërkohë që ofruesit e shërbimeve janë ridimensionuar. Ka fuqi AMA të ndërhyjë? Apo duhet një rregullim tjetër? Mora dy shembuj, dy politikanë që po krijojnë një marrëdhënie të re mediatike, nuk ka asgjë të keqe, pyetja ime është a është e rregulluar kjo? ", tha Majko.

 

pandeli majko rama berisha podcast

Lini një Përgjigje