TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2023, 12:39

Berisha sulmon Ramën: Vrapon nga samiti në samit si avokati i Vuçiçit

Shkruar nga Pamfleti

Berisha sulmon Ramën: Vrapon nga samiti në samit si avokati i

Ish-kryeministri Sali Berisha, ishte në Tropojë këtë të martë ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 Majit. Berisha akuzoi  kryeministrin Edi Rama, për të cilin thotë se vrapon nga samiti në samit si avokat i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Nga Tropoja, Berisha  nuk i kurseu akuzat për kryeministrin Rama i cili ditën e djeshme ishte në një vizitë në Itali. Ai tha se Rama është antishqiptar dhe gjatë këtyre dy ditëve ka derdhur lot për luftëtarët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, por nga ana tjetër nuk ka lejuar votimin në parlament të dënimit të genocidit serb në Kosovë.

“Ky regjim është njëkohësisht një regjim fund e krye antishqiptar. Sot, shqiptarët kanë një kryeministër vegël e shpifur e Aleksandër Vuçiçit.  Kryeministri i Shqipërisë që i shërben Rexh Byberi, vrapon nga samiti në samit si avokat i Vuçiçit. Vrapon nga samiti në samit duke kërkuar të mos i imponohet Serbisë që të respektojë sanksionet ndaj Putinit, duke kërkuar që Serbia të mbetet një Rusi e vogël. A mundet një shqiptar të marrë përsipër këtë rol tradhtari që merr Edi Rama? A mundet një malësor t’i shërbejë Edi Ramës, njësoj si t’i shërbejë armiqve të kombit. Zgjedhjet më 14 maj janë për fatin e Shqipërisë. Edi Rama është një armik i shqiptarëve, një armik i Kosovës. Këto dy ditë derdhte lot për luftëtarët që gjykohen në Hagë, por në të njëjtën ditë nuk lejonte votimin në parlament të dënimit të gjenocidit serb në Kosovë. A mundet një shqiptar të mohojë gjenocidin ciklik serb në Kosovë? A mundet një shqiptar të mohojë gjenocidin e vitit 13 në Lumë, Has, Dibër, Tropojë, të certifikuar nga specialistë ndërkombëtarë të kohës? Ky është një antishqiptar që nuk e ka parë toka. Ndaj dhe Rexhë, çdo orë që nuk e dorëzon atë bashki, i shërben një armiku të egër të shqiptarëve”, tha Berisha.

 

pd tropoja berisha rama

Lini një Përgjigje