TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES15 Korrik 2025, 12:18

Nga atentati ndaj Aredin Beharit, te sulmi ndaj Agim Boriçit; Skerdi Tase rrëfen krimet: Porositë i merrte Henrik Hoxhaj!

Shkruar nga Pamfleti
10 MUAJ ME PARE

Tritoli në banesën e Talo Çelës, Skerdi Tase zbardh detaje: Shtëpia duhet të shëmbej, kush e porositi shpërthimin

Nga atentati ndaj Aredin Beharit, te sulmi ndaj Agim Boriçit; Skerdi Tase

Gjatë dëshmisë së tij, i penduari i drejtësisë Skerdi Tase ka rrëfyer gjithashtu edhe se si vendosën tritol në shtëpinë e Talo Çelës me qëllim shembjen e saj.

Ai thotë se Nuredin Dumani iu kishte thënë se në banesë nuk jetonte njeri, ndërsa për 2 kg lëndë plasëse rrëfen se ua kishte siguruar Besian Xhixha nga Fushë-Kruja.

“Morëm përsipër të vendosnim tritolin tek shtëpia e Talo Çelës, e solli Besian Xhixha nga Fushë-Kruja. 2 kg ndoshta se ishte i ndarë në disa copa. Pas vrasjes së Emiliani Ramazanit mora telefon Sky Ecc, s’e mbaj mend pinin që kam pasur. Për tek shtëpia e Talo Çelës më orientoi një person, i thërrasin “çami”, që na tregoi rrugën, i vura tek kolonat e katit të parë. Ideja ishte që duhej shembur shtëpia, por nuk ndodhi pasi dy kallëpet nuk plasën njëkohësisht. Ne e dinim nga Nuredini që në shtëpi nuk banonte njeri. Unë mora 3 mijë euro pasi puna nuk u bë siç duhet”, rrëfeu Tase.

 

10 MUAJ ME PARE

“E qëllova, por më ngeci arma”, Skerdi Tase rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës! Në shënjestër edhe Oti i Kilës

Nga atentati ndaj Aredin Beharit, te sulmi ndaj Agim Boriçit; Skerdi Tase

Bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase ka vijuar dëshminë e tij në megaprocesin “Plumbi i Artë”, ku ka rrëfyer detaje tronditëse mbi planifikimin e disa atentateve në Tiranë, të porositura nga grupe kriminale.

Në dëshminë e tij, Tase tha se pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, ai dhe bashkëpunëtori i tij, Henriku, morën një tjetër porosi që kishte në shënjestër djalin e Lulzim Mashës, pronarit të një shkolle private në Tiranë.

Tase theksoi se në pamundësi për të gjetur të birin, ata vendosën të ekzekutonin vetë Lulzim Mashën.

“Henriku kishte në telefon foton e djalit të Lulzim Mashës. Për këtë ngjarje morëm një motor dhe një armë, por djalin nuk po e gjenim. Më pas Henriku më tha që porositësi thotë që meqë nuk po gjeni atë, vrisni babain. Ne dinim pallatin ku banonte djali i Lulzim Mashës, në ish-Bllok. Kur vendosëm për babain, e lamë ta bënim rrugës, kur shkonte tek shkolla private”, ka rrëfyer Tase.

Tase tregoi gjithashtu se gjatë kësaj kohe kishin marrë porosi edhe për eliminimin e Dine Çamit dhe Oti Kilës. Fillimisht planifikuan të përdornin një motor për atentatin, por më pas e zëvendësuan me një Golf 4 të siguruar nga Nuredin Dumani.

“Shkuam në Kosovë, takuam Nuredinin dhe folëm për ngjarjen. Na dha edhe një pistoletë tjetër. Për ndjekjen e Lulzim Mashës na ndihmonte një person që quhet Ledi, lidhje e Henrikut. Ai e ruante tek shtëpia dhe na thoshte kur dilte ose kur kthehej. Ditën e ngjarjes, Henriku më la tek kthesa ku prisja Lulzimin. Sa e pashë i gjuajta, por më ngeci arma. Lulzimi i dha gaz makinës për nga shkolla dhe u largua. Kalova rrugën, autostradën për nga Liqeni i Thatë. Pastaj shkuam në Fier”, ka treguar Tase.

Ai shtoi se më pas Henriku i kishte thënë se kishte një tjetër “punë”, për të vrarë një shok të Ben Qimes.

10 MUAJ ME PARE

“130 mijë euro për kokën e Emiliano Ramazanit”, rrëfehet Skerdi Tasi: Armën e vendosëm në një vend për të akuzuar dikë tjetër!

Nga atentati ndaj Aredin Beharit, te sulmi ndaj Agim Boriçit; Skerdi Tase

I penduari i drejtësisë, Skerdi Tase gjatë dëshmisë në GJKKO rrëfeu edhe për vrasjen e Emiljano Ramazanit në korrik të vitit 2020.

Tase tregon se do të merrnin 130 mijë euro dhe se makinën e atentatit e kishte siguruar Erion Alibej me Nuredin Dumanin. Gjatë përgatitjes së atentatit, ai thotë se shkonin përditë në Elbasan dhe përdornin automjete me qira.

Skerdi Tasi tregoi se ditën e ngjarjes i shkuan tek palestra, por panë që s’ishte vend i përshtatshëm, ndaj e pritën tek shtëpia, në rrugë kryesore.

Ai rrëfen gjithashtu se pasi kryen vrasjen, armët e krimit e kishin lënë në një vend specifik që kishte kërkuar Dumani, pasi donin që të akuzonin dikë tjetër. Ndërsa, paratë e vrasjes ua kishte dhënë një grua tha Tase.

“Për Emiljano Ramazanin jepeshin 130 mijë euro, këtë kohë shkonim përditë në Elbasan, përdornim makina me qira. Makinën e atentatit e kishte siguruar Erion Alibej me Nuredin Dumanin kishim 4 armë, 2 kallash dhe 2 pistoleta. Ditën e ngjarjes jemi nisur herët për Elbasan, na vinin informacione nga Nuredini ‘është në palestër, është këtu është atje’. Në palestër nuk na u duk e përshtatshme për ta vrarë, dhe e lamë kur të vinte tek shtëpia, e pritëm tek pallati. Sapo e parkoi, zbrita nga makina. Henriku ishte shofer, iu afrova dhe e qëllova disa herë në kokë e qafë me pistoletë.

Dogjëm makinën dhe u larguam me makinën me qira që kishim ardhur nga Tirana. I ramë nga Rrogozhina. Armët e krimit e lamë në një vend rrugës që e dinte Nuredini pasi do vendosej diku për të akuzuar një person tjetër. Kam marrë 23 mijë euro për vrasjen, edhe pse sipas muhabeteve, na binte nga 60 mijë. Lekët i ka sjellë një grua, Klara. Henriku më tha emrin e saj”, thotë Tase.

 

10 MUAJ ME PARE

"Henrik Hoxhaj i thoshte ‘kusho’ Nuredin Dumanit", Skerdi Tase: Morëm 5 mijë euro kapar për të vrarë vëllain e Talo Çelës

Nga atentati ndaj Aredin Beharit, te sulmi ndaj Agim Boriçit; Skerdi Tase

Skerdi Tase, i penduari i drejtësisë në dëshminë që po jep në GJKKO, thotë se pas dështimit të atentatit të dytë ndaj Aredin Beharit në vitin 2019, u largua drejt Gjermanisë.

Më pas, ai tha se është rikthyer pas një viti, kohë kur ishin kryer katër vrasje në Durrës. Ai ka zbuluar edhe një bisedë me Henrik Hoxhajn, i cili i kishte thënë se pse ishte larguar pasi nëse do të kishte qenë në Shqipëri do të kishte bërë para me këto ngjarje.

Më tej, Skerdi Tase tha se Henkrik Hoxhaj i referohej Nuredin Dumanit si ‘kusho’ dhe se kishin marrë porosi për të vrarë vëllain e Talo Çelës, Bujar Çelën. Sipas Tases, ata nuk donin që ta vrisnin Bujar Çelën dhe se Nuredin Dumani e kishte kuptuar këtë gjë.  

“Pas atentatit të dytë ndaj Aredin Beharit ika disa muaj në Gjermani. Me Henrikun u takova në vitin 2020, kur ky ishte vënë në kontakt dhe me Nuredin Dumanin. Henriku më tha ‘I ke parë 4 vrasjet në Durrës, kam marrë pjesë edhe unë, pse ike se do të kishte marrë ndonjë lek.’ Henriku ishte në merak se mund t’i dilte gjë për vrasjet, sidomos tek vëllezërit Haxhia pasi mund t’i dilte gjurma e gjakut që kishte lënë në makinë. Më pas mora vesh që ‘kusho’ që Henriku i referohej ishte Nuredin Dumani.

Fillimisht mu ofrua të merrja pjesë në vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çelës, morën 5 mijë euro kapar diku në një fshat të Peqinit. Na treguan makinën me të cilën lëvizte Bujar Çela, por ne nuk donim ta vrisnim, edhe kur e shikonim e anashkalonim. Nuredini e kuptoi pastaj”, tha Tase.

 

10 MUAJ ME PARE

'80 mijë euro për vrasjen e Beharit’, Skerdi Tase rrëfen detajet: Punën ma dha Henriku

Nga atentati ndaj Aredin Beharit, te sulmi ndaj Agim Boriçit; Skerdi Tase

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Skerdi Tase, në dëshminë e tij në GJKKO, në atë që njihet si dosja ‘plumbi i artë’ ka rrëfyer edhe tentativën e dytë të vrasjes së Aredin Beharit në vitin 2019.

Ai thotë se për vrasjen e Beharit do të merrnin 80 mijë euro. Duke rrëfyer momentin e atentatit, Tase tha se Beharin e qëlluan në momentin kur po shkonte në shtëpi në këmbë, pasi sapo kishte dalë nga lokali.

“Në vitin 2019 më kontaktoi sërish Henriku që kishte marrë një tjetër punë, po për Aredin Beharin. i kishte marrë një kapar prej 4 mijë eurosh për armët.

Në total do merrnim 80 mijë euro, pak a shumë, ai bënte të njëjtat lëvizje që kishim vënë re te atentati i parë. Në muajin prill të vitit 2019 nga ora 9-10 e darkës, sa doli nga lokali po shkonte për tek shtëpia në këmbë, iu afruam me makinë ku Riku e qëlloi. Pas 3-4 plumbave, kallashi ngeci. Henriku sërish më bëri fajtor mua ku e gjete këtë kallash që ngec kështu. E dogëjm prapë makinën bashkë me kallashin dhe u larguam”, dëshmon ai.

 

10 MUAJ ME PARE

"Pse e more përsipër kur se bëje dot", Skerdi Tase tregon sherrin me Henrik Hoxhën pas atentatit të dështuar ndaj Aredin Beharit

Nga atentati ndaj Aredin Beharit, te sulmi ndaj Agim Boriçit; Skerdi Tase

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Skerdi Tase ka dëshmuar sot për herë të parë në GJKKO për dosjen Plumbi i Artë dhe tentativën për vrasjen e Aredin Beharit në 2017.

Tase ka treguar se si qëlloi me breshëri për ta vrarë Beharin, ndërsa ky i fundit është futur poshtë një tavoline për t’i shpëtuar plumbave. Më pas është larguar nga vendi i ngjarjes dhe armën tregon se e kanë hedhur në lumin Gjanica.

Por, ndërsa Behari i shpëtoi atentatit, Tase tregon përplasjen me Henrik Hoxhajn, i cili i ka bërtitur se përse nuk u krye vrasja.

“Qëllova një breshëri për të vrarë Aredin Behari, ai u fut poshtë një tavolinë, mendova se e kapën fishekët, pastaj u largova me priste “Riku” 100 metra më larg, un mendova e kam vrarë, kaluam mbi lumin Gjanica aty ku hodhëm dhe armën ‘scorpion’. Debatuam me Henrikun që nuk u krye vrasja, më tha pse e more përsipër kur se bëje dot, pasi Aredini kishte thënë emrin e porositësit në polici. Henrikun e pyeten në polici, dhe me tha qe kishte dale emri i porositësit (i referohet Albert Pashaj)”, ka dëshmuar Tase.

 

10 MUAJ ME PARE

Skerdi Tase zbulon kush e porositi vrasjen e Agim Boriçit, zbardh bisedat me Henrik Hoxhajn

Nga atentati ndaj Aredin Beharit, te sulmi ndaj Agim Boriçit; Skerdi Tase

Skerdi Tase, një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë, duke dëshmuar në seancën e sotme në GJKKO, lidhur me atë që njihet si dosja ‘plumbi i artë’ tha se Henrik Hoxhaj kishte marrë porosi për të kryer edhe një tjetër vrasje, atë të Agim Boriçit.

Tase pohoi se Boriçin e kanë ruajtur për 8 muaj, ndërsa zbulon edhe bisedat me Hoxhajn, i cili i kishte thënë se po e kryen këtë vrasje për nder të Viron Tavanxhiut se ishin shokë.

“Mora vesh që Henriku kishte marrë porosi edhe nga një person tjetër, Renato Çamin për Gim Boriçin që kemi ndenjur 8 muaj duke e ruajtur. Vironi ia kërkoi si nder vrasjen e Boriçit, më premtoi një hyrje në Fier dhe disa lekë.

Henriku tha e bëj për nder të Vironit se ishin shokë. Nga ai mësova se kishte marrë kontakt edhe nga Renato Çami (Saliaj) për ta kryer vrasjen e Agim Boriçit. Ma konfirmoi Henriku gjatë kohës që rrija me të, më thotë më fal se po marr informacione, mbante kontakte. Kemi ndenjur 8 muaj duke e ruajtur", rrëfeu Tase.

Ai thotë gjithashtu se Henrik Hoxhaj edhe donte ta ‘testonte’ atë nëse ishte i aftë të kryenin vrasje para se të qëllinin ndaj Agim Boriçit.

"Henrik Hoxha qëndronte gjithmonë i armatosur, pinim alkool me të, takoheshim shpesh, disa herë mund të hapte dhe xhamin e makinës dhe qëllonte në ajër. E kam parë duke qëlluar, unë nuk mbaj mend të qëlloja ndonjëherë në prezencë të tij. Henriku donte të më vinte në provë nëse jam i aftë të kryeja vrasje para se të shkonim tek Agim Boriçi. Kishim rënë dakord që edhe Henriku nëse do duhej do ishte gati për të vrarë Aredin Beharin, edhe nëse do qëllonim nga makina në makinë”, rrëfeu Tase.

10 MUAJ ME PARE

"Do ta vrisnim në spital, më ngeci kallashi", Skerdi Tase rrëfen si i shpëtoi Gim Boriçi atentatit

Nga atentati ndaj Aredin Beharit, te sulmi ndaj Agim Boriçit; Skerdi Tase

Vijon të dëshmojë përpara gjykatësve të posaçëm Skerdi Tase, i penduari i tretë në dosjen “Plumbi i artë”, personi që akuzohet se tentoi të vriste Hajredin Beharin.

Tase rrëfen në GJKKO edhe tentativën për vrasjen e Agim Boriçit në vitin 2018 në një lokal në Fier.

Skerdi Tase bashkë me Henrik Hoxhën kanë shkuar në spital për ta ekzekutuar Gim Boriçin, por nuk e kanë gjetur. Më pas ata janë ndodhur drejt shtëpisë, për ta vrarë, ndërsa Gim Boriçi ka qenë duke pirë kafe bashkë me të vëllanë. Të dy i shpëtuan atentatit. Skerdi Tase ka rrëfyer në GJKKO se ndërsa po qëllonte me breshëri ndaj tyre, i ngeci kallashi.

Më pas në rol është futur edhe Henrik Hoxhaj, i cili ka qëlluar me pistoletë derisa i mbaruan plumbat, por vëllezërit Boriçi shpëtuan pa i kapur asnjë fishek.

“Gim Boriçin shkuam ta qëllonim tek spitali por nuk e gjetëm, ishte larguar, në makinën e punës, Reno Klio kishim edhe armët, ishim të pajisur dhe me maska si këto që përdor policia, pastaj shkuam tek shtëpia e tij, e pamë duke pire kafe me vëllain, tha Henriku behu gati se qenkan të dy. Ndaluam para lokalit fillova të qëlloj me ngeci kallashi. Henriku gjuajti me një pistoletë deri sa i mbaruan fishekët, ata nuk i kapi asnjë fishek”, tha Tase në GJKKO.

Më pas ai ka rrëfyer si dogjën mjetin, duke pësuar edhe vetë djegie në fytyrë e duar.

“Dogjëm makinën pas atentatit diku tek shinat e trenit, u dogja dhe vet pak nga zjarri në fytyrë dhe duar, u larguam pastaj në shtëpi”, tregon Tase.

Fajin për atentatin që nuk u realizua, Henrik Hoxhaj ia la Skerdi Tases.

“Kisha hedhur dorezat në një kosh plehrash pas atentatit ndaj Boriçit, edhe ato mu dogjën pak. Henriku më bënte mua fajtor që nuk u bë puna siç duhet. Henriku kishte frik mos kishim lënë prova por “Reno”, Renato Saliaj i tha që të rrinim pa merak se s’kishin asgjë”, ka thënë Tase.

 

10 MUAJ ME PARE

Nga banakier në teknik në televizion, si u bë vrasës me pagesë Skerdi Tase; dëshmia në GJKKO

Nga atentati ndaj Aredin Beharit, te sulmi ndaj Agim Boriçit; Skerdi Tase

Skerdi Tase ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO, në kuadrin e procesit të njohur si ‘plumbi i artë’, ndërsa ka treguar detaje lidhur me Viron Tavanxhiun, i cili në kohën që i është bërë atentati Aredin Beharit në vitin 2017, kërkohej për një vrasje në Itali.

Ai thotë se edhe pse ishte në kërkim nga Interpoli, nuk ruhej shumë, për shkak se kishte kontakte në polici. 

“Kam punuar banakier në një lokal në Fier dhe më pas kam punuar edhe teknik në televizion po në Fier për 1 vit. Shokët që kisha ishin banakierë e kamarierë.

Ishte edhe Armando Mita një prej tyre. Kam patur shokë fëmijërie, jam rritur. Pas atentatit ndaj Aredin Beharit, bëmë debate me Henrikun, se personi që e kishte porositur ishte thirrur në polici. Henriku më thoshte ç’punë ka ai kur ne se kryem dot.

Quhej Albert Pashaj, me sa mësuam më vonë, se në atë kohë s’e dija. Henriku ishte pyetur për këtë gjë. Personit që iu bë atentati kishte treguar se ku dyshonte.

Me Henrikun pothuajse takohesha përditë. Deri në ato momente nuk dija asgjë për Henrikun, Vironi më kishte treguar që merret me atentate.

Vironi në atë kohë ishte në kërkim për një vrasje në Itali. E dija që merrej me prostitucion me drogë. Vironi edhe pse ishte në kërkim nga Interpoli, nuk ruhej aq shumë sepse kishte njohjet e veta në policinë e shtetit, të cilat e njoftonin. Te lokali i Gent Xhaferrit takoheshim me Vironin.

Vironi kërkonte të më takonte, deri në 2016 ndodhesha në Itali, ishte koha e hashashit dhe më kërkon Vironi.

Kam qëndruar diku te 3-4 muaj në Itali. Nuk pata bërë punë atje. Kam qenë tek një shok. Vironi kërkonte kontakt te shpia ime. Vajta për të bërë letrat por si bëra dot. U ktheva se Vironi kishte shkuar te shpia ime dhe më kishte kërkuar ta ndihmoja për një punë.

Kur u ktheva, më tha më ndihmo se kishte mbjellur hashash.

Mbaj mend që Henriku kishte marrë porosi nga një person që quhej Renato Salihu. Henriku mbante kontakte me Tarjon dhe Renaton. Unë bashkë me këto persona nuk kam qenë, por i kam të dëgjuar.

Henrik Hoxha qëndronte gjithmonë i armatosur, pinim alkol me të, takoheshim shpesh, disa herë mund të hapte dhe xhamin e makinës dhe qëllonte në ajër, e kam parë duke qëlluar, unë nuk mbaj mend të qëlloja ndonjëherë në prezencë të tij.

Henriku donte të më vinte në provë nëse jam i aftë të kryeja vrasje para se të shkonim tek Agim Boriçi. Kishim rënë dakort që edhe Henriku nëse do duhej do ishte gati për të vrarë Aredin Beharin, edhe nëse do qëllonim nga makina në makinë", tha ai.

10 MUAJ ME PARE

Atentati ndaj Aredin Beharit, dëshmon për herë të parë në GJKKO Skerdi Tase: Henrik Hoxhaj kishte siguruar makinën e armët

Nga atentati ndaj Aredin Beharit, te sulmi ndaj Agim Boriçit; Skerdi Tase

Tase ka rrëfyer se si është njohur me Henkrik Hoxhajn dhe përpjekjet për realizimin e atentatit ndaj tregtarit të naftës. 

Skerdi Tase, i njohur si pjesë e grupit të vrasësve me pagesë të Nuredin Dumanit, ka dëshmuar për herë të parë ditën e sotme në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë në procesin e dosjes “Plumbi i artë”.

Tase është pyetur nga prokurori i SPAK-ut, Behar Dibra, për atentatin në vitin 2017 ndaj tregtarit të naftës Aredin Behari.

Si porositës i dy atentateve në vitin 2017 dhe 2019 akuzohet Albert Pashaj, dhe do të kryhej nga "ushtari" i Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhaj, të cilin e ka paguar 80 mijë euro. 

Në dëshminë e tij, Tase ka rrëfyer se si është njohur me Henkrik Hoxhajn dhe përpjekjet për realizimin e atentatit ndaj Beharit.

Më tej, ai thotë se Viron Tavanxhiu e ka kontaktuar për të vrarë edhe Agim Boriçin në Fier. 

"Me Henkrik Hoxhaj jam njohur nga një shok i përbashkët. Ky shtetas Viron Tavanxhiu na foli për një atentat që do i bëhej një personi në Fier. Henriku kishte siguruar një makinë, armët dhe i ishin vënë në ndjekje të këtij personi.

Ditën e ekzekutimit Henriku më tha se porositësi e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë “Pse po e vononi atë punë?” I shkuam në lokal për ta qëlluar, por u fut poshtë tavolinës e më pas brenda në lokal. Nuk u futa më tej se isha pa doreza.

Vironi më ka kontaktuar edhe për të bërë vrasjen e Agim Boriçit po në qytetin e Fierit. U realizuan veprimet në vitin 2018. Me Henrikun takoheshim përditë për të bërë planet. Riku më tha se kishte marrë dhe një punë tjetër për Aredin Beharin", tha Tase.

Kujtojmë se seanca e kaluar (10 korrik), dështoi për të katërtën herë radhazi marrja e dëshmisë së të penduarit Skerdi Tasi nga Gjykata e Posaçme, për shkak të debateve të forta në seancë mes prokurorëve dhe avokatëve. Shkak i këtyre debateve u bë fakti që gjykata refuzoi kërkesën e avokatëve mbrojtës për të pasur në dispozicion të plota disa proceaverbale deklarimesh të të penduarit Erion Alibej, të vitit 2022.

Pas këtij momenti, avokati i Henrik Hoxhajt dhe avokatët e Altin Ndocit kërkuan përjashtimin e të tre anëtarëve të trupit gjykues me pretendimin se ishin të njëanshëm në gjykim.

Debati në sallë precipitoi deri në fyerje nga ana e prokurorit Behar Dibra, ndërsa avokati Gentian Rumano po përsëriste kërkesën për përjashtim. Këto bënë që i penduari Tasi të mos mundte ta jepte dëshminë para trupës gjyqësore për të disatën herë.

Lini një Përgjigje