TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES14 Korrik 2025, 09:29

Aksioni në Theth, reagon Rama: S’kemi prerë në besë askënd, janë goditur vetëm subjekte me qëllim fitimin!

Shkruar nga Pamfleti
10 MUAJ ME PARE

Rama paralajmëron sistem të ri për furnizimin me barna dhe naftë: Shteti do të jetë protagonist 

Aksioni në Theth, reagon Rama: S’kemi prerë në besë
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje me deputetët dhe drejtorët e bashkive, ku në fokus ka qenë roli i shtetit në ekonominë kombëtare. 

Ai tha se po punon për furnizimin e sistemit publik dhe atij privat me shtetit si palë. 

"Po punojmë me ministrinë e shëndetësisë për furnizimin e gjithë sistemit publik dhe privat me barna me shtetin si palë. Ka ardhur koha të kalojmë në një rol të ri të shtetit", u shpreh Rama.

Ndër të tjera kryeministri foli edhe për sistemin e ri të furnizimit me naftë, ku sqaroi se do të ketë një komponent të ri të shtetit si protagoinist, për të rritur kontrollin në çmim. 

"Po punojmë intensivisht për një sistem të ri të furnizimit të naftës, domosdoshmëri dhe mundësi për të kaluar edhe te furnizimi i naftës me një komponent të ri të shtetit si protagonist në realizimin e kontratave dhe furnizimin me naftë. Që mendojmë se do të sjellë një kontroll më të madh në çmimin dhe qarkullimin e naftës", tha Rama. 

10 MUAJ ME PARE

Pas Thethit, Rama godet Vlorën: Sot do të konfiskohet një pallat, s’do të tolerohet askush që shkel ligjin

Aksioni në Theth, reagon Rama: S’kemi prerë në besë

Kryeministri Rama ka nisur takimin me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë, të cilët raportuan për problematikat që kanë konstatuar në terren.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama tha se sot do të bëhet një konfiskim i një pallati në Vlorë, i cili është në shkelje. Ai u shpreh gjithashtu se askush nuk do të legalizojë në shkelje të ligjit ndërsa shton se nuk do të ketë asnjë tolerancë.

"Sot do të bëhet një konfiskim i një pallati në Vlorë që është në shkelje. Ky proces synon të bashkojë dy gjëra, kemi marrë përsipër të mbyllim legalizimet brenda 2028, por ta harrojë kushdoqoftë që do legalizojë në shkelje të ligjit. Të gjitha ngrehinat e ngritura për qëllim fitimi do të rafshohen, nuk do të ketë asnjë tolerancë asnjë ndalim më në këtë proces. Të gjitha skuadrat e deputetëve që morën së bashku 83 mandate të jenë pranë komuniteteve", tha Rama.

 

10 MUAJ ME PARE

Rama i heq bashkive kompetencat për shpërndarjen e ujit: Do krijojmë operatorin e shpërndarjes!

Aksioni në Theth, reagon Rama: S’kemi prerë në besë
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka paralajmëruar një reformë të thellë në shërbimet publike, duke i hequr bashkive kompetencat për shpërndarjen e ujit të pijshëm.

Në një takim me drejtuesit politikë të Tiranës, deputetët dhe drejtorët e bashkive, Rama tha se do të krijohet një operator kombëtar i ngjashëm me OSHEE-në për të menaxhuar ujin në mënyrë qendrore dhe më efikase.

Gjatë mbledhjes, Rama theksoi se reformat që po ndërmerren synojnë një organizim të ri të shërbimeve, duke filluar me Tiranën si model.

“Tani kemi lënë disa detyra për Tiranën që shtohen përditë dhe kanë të bëjnë me shërbimet. Kemi ngritur punët për të bërë një reformë të re organizative dhe për një reformë në shërbime. Dua të vë theksin te shërbimi me ujin, ku duhet të kalojmë te një fazë tjetër, ku do të krijojmë operatorin e shpërndarjes së ujit siç është bërë OSHEE, ku të adresojmë investimet, donatorët, me gjithë ato që janë për momentin ‘lesh e li’.”-tha Rama.

Sipas tij, është e kotë të priten rezultate pozitive nga modeli aktual dhe është koha që uji dhe mbetjet të trajtohen në një nivel kombëtar.

“Mbas 30 vitesh është e kotë të presim rezultate nga kjo mënyrë. Nuk mund të rrimë të presim. Qoftë për ujin dhe për trajtimin e mbetjeve duhet të kalojmë në nivel kombëtar dhe të krijojmë sinergji me ndërmarrje kombëtare më të larta.”-vijoi Rama.

Kryeministri shtoi se edhe sistemi i mbetjeve urbane ka ndryshuar ndjeshëm, por ende kërkon konsolidim dhe organizim më të centralizuar.

“Kemi në sistemin e trajtimit të mbetjeve që është shumë ndryshe nga ajo që ishte, por do duhet të konsolidohet dhe të trajtohet si një sistem i trajtimit të mbetjeve në nivel kombëtar.”, tha Rama.

 

10 MUAJ ME PARE

Aksioni i qeverisë, Rama i prerë: Historia ndërto sot legalizo nesër s'do të ecë më!

Aksioni në Theth, reagon Rama: S’kemi prerë në besë
Edi Rama

Kryeminsitri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme me deputetët dhe drejtorët e bashkive. Rama ka folur lidhur me aksionin e ndërmarRë nga qeveria për prishjen e objekteve pa leje ndërtimi. 

Ai ka theksuar se nuk do të ketë më asnjë tolerancë, teksa shtoi se historia ndërto sot legalizo nesër nuk do të ecë më. 

“Kemi marrë përsipër ky process është një process që synon të bashkojë dy gjëra. Ne nuk kemi asnjë minutë për të humbur se kemi marrë përsipër të hyjmë në BE. Kemi marreë përsipër të përmbyllim legalizimet brenda 2028, ku hyjnë të gjitha dixghitalimi i hartave. Por ta harrojë kushtdoqoftë se do të legalizojë në shkelje të ligjit dhe pas afateve. Historia ndërto që të legalizosh nesër nuk do të ecë më dhe të gjithë ato ngrehina të ngritura për qëllim fitimi, apo cdo lloj ngrehine e ngritur në cënim të hapësirës publike të projekteve të infrastrutkurës, të zonave të mbrejtura do të rrafshohet. Nuk do të ketë asnjë tolerancë, dialog, asnjë ndalim më bën këtë proces dhe për këtë arsye është e rëndësishme që të gjitha skuadrat e deputetëve që morën së bashku 83 mandate të jenë pranë komuniteteve dhe në anën e shumicës dërrmuese të njerëzve që janë penguar dhe pengohen cdo ditë në jetën e tyre komunitare nga ata që me guxim të tepërt, por edhe për shkak të mbylljes së syve në shumë forca inspektimi në terren kanë pushtuar hapësirat publike. Tirana është zona më e nxehtë edhe për shkak të atraksionit të madh që ka, dhe nuk ka lagje, bllok banimi që të mos ketë zaptuesin e vet. Ka filluar të bëhet një punë e mirë nga kryeinspektori por ka nevojë për t’u vazhduar në të gjithë territorin dhe në të gjithë ato të dhëna që po mblidhen nga deputetët duhet të përkthehen në plane veprimi”, tha Rama. 

10 MUAJ ME PARE

Shembja e ndërtesave pa leje në Theth, Rama mohon zërat e banorëve: Nuk do të ndërtojmë resorte turistike

Aksioni në Theth, reagon Rama: S’kemi prerë në besë

Kryeministri Rama u është përgjigjur aludimeve publike se pas shembjeve në Theth, fshihet skenari për ndërtimin e resorteve.

Kryeministri ka mohuar zërat e banorëve duke thënë se nuk do të lejohen ndërtime apo resorte turistike.

“Aty nuk bëhet fjalë për të lejuar ndërtime dhe për të bërë resorte turistike. Është jashtë çdo lloj opsioni. Të gjitha teoritë lidhur me këtë operacion janë për të ardhur keq, janë të bazuara në dezinformim. Thethi dhe banorët e tij nuk janë ata që janë shfaqur nëpër ekrane, ata janë një grusht njerëzish që nuk kanë lidhje me të vërtetën e kësaj historie. Ne do vazhdojmë t’i mbështesim të gjithë ata njerëz që kanë prona nëpër male. Madje kemi bërë dhe paketën e maleve. Por teoria pse në sezon, nuk kemi për të pritur, aq më tepër që kjo po bëhet në gjithë Shqipërinë”, u shpreh Rama.

 

10 MUAJ ME PARE

Aksioni në Theth, reagon Rama: S’kemi prerë në besë askënd, janë goditur vetëm subjekte me qëllim fitimin!

Rama tha se në këtë rast nuk bëhet fjalë për ndërtues të pafajshëm, por për interesa të qarta fitimi ndërsa theksoi se në pjesën më të madhe, ndërtimet nuk janë bërë nga banorët e zonës.

Aksioni në Theth, reagon Rama: S’kemi prerë në besë
Kryeministri Edi Rama

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot, 14 korrik, deputetë dhe drejtorë të bashkisë Tiranë pas afatit 10-ditor që u kishte lënë për aksionin e hapsirave publike.

Rama në mbledhjen e së hënës me deputetët e Tiranës, foli për aksionin në Theth, duke theksuar se qeveria nuk ka prerë në besë askënd.

Më tej ai theksoi se nuk do të tolerohen kurrsesi ndërtimet pa leje, e aq më tepër në zonat e mbrojtura, iu përgjigjj të gjitha aludimeve që kanë qarkulluar së fundmi.

“Në Theth janë goditur 40 subjekte, të cilat në një sërë rastesh kanë pasur nga dy dhe nga tre ndërtime. Policia e Shtetit ka një numër të konsiderueshëm denoncimesh të bëra në prokurori dhe s’ka marrë asnjë veprim. Gjithsesi, policia e ka marrë pjesën e vet të përgjegjësisë, ashtu sikundër Bashkia e Shkodrës lidhur me IMT. Ka edhe një teori tjetër që e kishte nxjerrë në pah edhe një prift. U habita se si një njeri i Zotit kishte hyrë në këtë histori, duke folur për joshje e rrena, dhe më pas i premë në besë. Ne nuk kemi prerë në besë askënd. Kemi shkuar në Theth me kryetarin e bashkisë, me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe me Agjencinë e Kadastrës dhe që kur kemi shkuar dhe premtuar të gjithë shtëpive të vjetra në Theth, që ishte problemi kryesor i atyre banorëve, e kemi përmbyllur atë proces me reth 300 legalizime që ata disponojnë. Pra, premtimi ynë ka qenë që do të legalizojmë pronën e gjyshërve”, tha Rama.

Kryeministri paralajmëroi se historia “ndërto sot që të legalizosh nesër”, nuk do të funksionojë më.

“Nuk kemi premtuar në asnjë cep të Shqipërisë: na jepni votën dhe ndërtoni pa leje! Të gjithë këto ndërtime që janë prishur janë ndërtime të bëra në muajt e fundit. Jo ndërtime të kohës kur kemi qenë aty. Ka pasur një turravrap të madh në Theth dhe e përsëris jo vetëm nga disa prej banorëve, por edhe nga ata që nuk kanë lidhje fare me Thethin, që janë ngjitur atje lart për të ndërtuar”, theksoi kreu i qeverisë.




Lini një Përgjigje