TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES11 Korrik 2025, 12:20

Rama ultimatum: Të gjithë kryetarët e njësive administrative të shkarkohen deri të hënën!

Shkruar nga Pamfleti
10 MUAJ ME PARE

Rama kritikon kreun e Policisë së Shtetit: Në Pilur shihni gjithçka, në bregdet asgjë!

Rama ultimatum: Të gjithë kryetarët e njësive administrative
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar kritika të forta në drejtim të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për mënyrën si institucionet e rendit po monitorojnë territorin, veçanërisht në zonat turistike gjatë sezonit veror.

Duke folur në një takim me kryetarët e bashkive, Rama iu referua situatës së fundit në Theth, ku për shkelje të rënda u shkarkua drejtori vendor i Policisë së Shkodrës, dhe theksoi se ky veprim duhet të shërbejë si mesazh për të gjithë drejtuesit rajonalë.

Ai ironizoi zellin e policisë për të ndërhyrë në rastet kur një banor i thjeshtë ndërton një gardh në zonat e thella malore, ndërsa, sipas tij, të njëjtët drejtues mbyllin sytë përballë ndërtimit pa leje të resorteve buzë detit dhe ndotjes së Jonit.

“Në Pilur shkojnë dhe kapin fshatarin që ndërton një avlli në majë të malit, por poshtë në bregdet, ku ndërtohen resorte dhe hidhen mbetje në det, nuk shohin asgjë,” u shpreh Rama.

Në mesazhin e tij të drejtpërdrejtë për Ilir Prodën, Rama vuri në dyshim efektivitetin e drejtuesve vendorë të policisë dhe kërkoi më shumë përgjegjësi dhe veprim në terren, jo vetëm në zona të izoluara, por aty ku ndërtimet e paligjshme janë më masive dhe më të dukshme.

“Ajo që është bërë dje me shkarkimin e drejtorit të Shkodrës, unë dua ta riktheksoj që është mesazh për të gjithë. Asnjë drejtor qarku nuk mund të justifikohet që nuk dinte gjë, kur nuk bëhet për një tavolinë me katër karrige, por për 40 ndërtime pa leje. Policia e ka treguar se kur do di të shkojë në majën e një mali ku një fshatar bën një avlli. Dhe në majën e Pilurit, që duhet zemër për t’u ngjitur, atje e gjetën njërin që bënte avllinë. Poshtë në bregdet ku ndërtohen resortet dhe hedhin mbetjet në Jon, nuk e shohin”, u shpreh kryeministri. 

10 MUAJ ME PARE

Taksa e re/ Rama ultimatum: Kush ka shtëpi në bregdet, do duhet të paguajnë më shumë

Rama ultimatum: Të gjithë kryetarët e njësive administrative
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se  punë ditësh ose javësh do të dalin çmimet e reja të referencës për pronat. Theksoi se do të ketë një taksë të lartë për shtëpinë e dytë për të gjithë që do të mbushë arkën e bashkive në zonat bregdetare.

“Punë ditësh ose javësh, do dalin çmimet e reja të referencës, Ato do kenë dhe një element tjetër të ri, që taksa për shtëpinë e dytë do jetë më e madhe sesa për shtëpinë e parë. Kështu që, bashkitë, sidomos ato të bregdetit, do ketë një të ardhur të shtuar nga ky proces pasi shumë njerëz në bregdet kanë shtëpitë e dyta.

Por, nga ana tjetër, duke marrë parasysh që çmimet e referencës rritën në mënyrë të konsiderueshme dhe e bëjnë jo të vogël taksën e pasurisë, që do të thotë se kush do ta menaxhojë taksën e pasurisë mirë do ketë të ardhura shumë më tepër, sepse ajo është baza kryesore në të gjithë bashkitë e botës.

Në disa bashki kemi taksa lokale eksesive në disa, gjë që nuk na bën sens. Ne e kemi bërë zero taksën e biznesit të vogël, ndërsa në disa bashki taksa e tavolinës, taksa e tabelës. Kush ka shtëpi në bregdet, do duhet të paguajnë më shumë”, tha Rama.

 

10 MUAJ ME PARE

Ramës 'nuk i del inati' me kryebashkiakun e Vlorës: Ndërtimi 500 m mbi kokën e Ermal Dredhës, si nuk e pa?

Rama ultimatum: Të gjithë kryetarët e njësive administrative

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me akuzat dhe kritikat ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha.

Teksa fliste për ndërtimet pa leje dhe kontrollin e territorit, Rama tha se në Vlorë ishte ndërtesa 500 metra në shkëmb, mbi kokën e Ermal Dredhës, ndërsa sipas tij kryebashkiaku nuk ka asnjë informacion. Ai tha më tej se kontrolli mbi territorin për ndërtimet pa leje dhe pastërtia duhet të jenë pjesë e punës së përditshme të policisë dhe të bashkisë. 

"Në majën e Pilurit, që duhet zemër të ngjitesh, atje e gjetën njërin duke ndërtuar. Poshtë në breg ku ndërtohen resortet, merret dheu nga kantieri dhe bëhet deti sikur është lumi i Lanës.

Nuk kemi 4000 metra bregdet që të kemi luksin që të ndërtohet dhe të abuzohet më shumë se në të shkuarën. Nëse angazhojmë arkitektët më të mirë dhe angazhojmë strukturat më të mira në çdo bashki, mund të bëhet një punë shumë e mirë.

Ishte atje ndërtesa 500 metra në shkëmb, mbi kokën e Ermal Dredhës, kjo nuk është e mundur të mos ketë informacion. Kontrolli mbi territorin, pastërtia, respekti mbi lejen e ndërtimit, pamundësia për të ndërtuar pa leje duhet të jenë pjesë e punës së përditshme të policisë, të bashkisë. Nëse një kryetar bashkie do të dijë se çfarë ndërtohet, e mëson menjëherë", tha Rama.

 

10 MUAJ ME PARE

"O Dhimo çfarë ke?", Rama acarohet me krybashkiakun e Dropullit: Po bën gjeste të çuditshme!

Rama ultimatum: Të gjithë kryetarët e njësive administrative
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim në Durrës me krerët e bashkive, ku foli lidhur me performancën e pushtetit vendor. 

Në fund të fjalës së tij, Rama u nervozua me Dhimitër Tolin, kryetarin e Dropullit.

 “O Dhimo ça ke? Ke që në fillim që bën ca gjeste të çuditshme. S’ka ujë në Dropull, ca ke? “, i drejtohet Rama.

Në këtë takim Rama u ka tërhequr vëmendjen disa prej kryetarëve, teksa ka paralajmëruar se duhen shkarkuar edhe krerët e njësive Adminsitrative të PS. 

 

10 MUAJ ME PARE

Rama me 'shpatë në dorë': Deri të hënën të jenë shkarkuar të gjithë kryetarët e njësive administrative!

Rama ultimatum: Të gjithë kryetarët e njësive administrative
Edi Rama

Kryeminsitri Edi Rama ka zhvilluar sot një mbledhje me krerët e bashkive në Durrës, ku ka folur lidhur me performancën e pushtetit vendosr. 

Gjatë fjalës së tij Rama ka bërë një deklaratë të fortë, ku ka thënë se duhet të shkarkohen të gjithë krerët e njësive Administrative të Partisë Socialiste.

'Se e shoh që këtu ka edhe kryetarë të forcave të tjera, por sa i përket kryetarëve të Partisë Socialiste të gjithë kryetarët e njësive Administrative të Republikës së Shqipërisë duhet të shkarkohen. Dhe t'u rijepet mundësia, por duke iu dhënë mundësia dhe të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më të zotë se ata", tha Rama.

Deklarata e Ramës vjen në një kohë kur qeveria po shtyn përpara reforma të reja në funksion të përgatitjes së vendit për standardet e Bashkimit Evropian.

Në përfundim të fjalës së tij gjatë mbledhjes, Rama ka dhënë një afat kohor prej 2 ditesh për shkarkimin e të gjithe kryetarëve të njësive Adminsitrative. 

"Shpresoj që deri të hënën, të jenë shkarkuar të gjithë kryetarët e njësive Administrative", tha Rama. 

10 MUAJ ME PARE

Rama “shkarkon” Gledian Llatjan: E pafalshme! Elbasani duhet të të lërë pa gjumë, jo të flesh më shumë!

Kryeministri Rama kërkon një “shkundje të thellë” në Bashkinë Elbasan, teksa lëshoi kritika të forta ndaj kryebashkiakut Gledian Llatja dhe urdhër për shkarkimin e kryetarëve të njësive administrative në të gjithë Shqipërinë.

Rama ultimatum: Të gjithë kryetarët e njësive administrative
Rama dhe Gledjan Llatja

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat gjatë takimit të sotëm me kryetarët e bashkive, duke “shigjetuar” publikisht kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja.

Në një deklaratë live për mediat, Rama deklaroi se qyteti i Elbasanit ka nevojë për një “shkundje” të thellë.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se performanca e bashkisë Elbasan nuk është në nivelin e duhur dhe se situata në qytet kërkon reflektim dhe përmirësim të menjëhershëm, sidomos në drejtim të menaxhimit urban dhe shërbimeve publike.

“Elbasani ka nevojë për një shkundje!”, u shpreh kryeministri me një ton të prerë, duke lënë të kuptohet se dështimet lokale po arrin kufijtë.

"Bari i varrezave në Elbasan mund të bëhet kallam, mund të marrë flakë kollaj. Nëse bari është i qethur si duhet, edhe zjarri nuk merr qiellin, se është e pakonceptueshme të ndodhin gjëra që do t’i faleshin kryetarit të bashkisë së Elbasanit. Nëse Elbasani do të ishte sa Shangai, do ishte ndryshe, por është një qytet që mund ta përshkosh me këmbë çdo ditë. Dhe të mos dijë kryetari i bashkisë së çfarë ndodh…

Edhe në Bashkinë Elbasan, edhe Lushnjë duhet bërë e njëjta gjë siç u bë me shkarkimin e plotë të drejtorëve me dorëheqje në Vlorë, duhet shkundur e gjithë kjo pemë, sepse 10 mandate në Elbasan kryetar janë një barrë që mua më ka marrë edhe ato orë që flija. Duhet të të lënë pa gjumë ty, jo të flesh më shumë.", tha Rama.

Ky mesazh i drejtpërdrejtë vjen në vazhdën e një sërë kritikash që Rama ka adresuar ndaj drejtuesve vendorë në takimin për vlerësimin e performancës së bashkive në kuadër të agjendës “Shqipëria 2030 në BE”.

Me një fokus të shtuar te përgatitja për integrimin evropian dhe fuqizimi i pushtetit vendor, kryeministri ka lëshuar një sinjal të qartë: qeverisja vendore nuk do të tolerohet më si “zonë komoditeti”.

Kritikat ndaj Llatjës nuk kishin vetëm karakter simbolik, por nënkuptojnë edhe një pritshmëri për ndryshime konkrete në drejtimin e bashkisë së Elbasanit.

Rama gjithashtu kërkoi që të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative në të gjithë vendin deri të hënën.

“Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë të gjithnjë duhet të shkarkohen. T’iu ri jepet mundësia, por duke iu dhënë mundësi e të tjerëve që mund të jenë më të zotë se ata. Vota që kemi marrë më shumë se çdo herë tjetër, e kanë rritur diferencën mes sa jemi në anëtarët partie dhe sa janë ata që e duan këtë parti në krye. Tu japim mundësi të re njerëzve që të kontribuojnë për këtë vend, drejtorë dhe kryetarë njësish nuk i fus të gjithë me një thes, se me siguri ka siç është kryetari i njësisë së Novoselës, që mund të ketë 30 vite, por është ditën dhe natën në krye të detyrës. Të tjerët, mjafton të shohësh  si lulëzojnë barërat e këqijave për ta kuptuar që nuk janë në funksion, kryetari i njësisë që ka varrezat e elbasanasit, duhet shkarkuar pa kthim”, tha Rama.

10 MUAJ ME PARE

Ndërtimet pa leje, Rama: Do monitorojmë territorin me satelitë dhe dronë! Kritikat për arkitektët

Rama ultimatum: Të gjithë kryetarët e njësive administrative

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se për të shmangur ndërtimet pa leje, vendi do të monitorohet nga satelitët dhe dronët.

Gjatë fjalës së tij në takimin me kryebashkiakët, Rama paralajmëroi se do të ndërtohet një qendër e monitorimit të ndërtimeve, ndërsa një paralajmërim e kishte edhe për arkitekëtë. Ai tha se arkitetkët rrezikojnë të humbasin licencën nëse bëhen palë me ndërtuesit për të shkelur lejet e ndërtimit.

"Me projektin e ri që kemi nisur në një fazë të avancuar me Emiratet e Bashkuara, e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me territorin. Inspektimi i territorit duhet të mbështet nga një fuqi e madhe teknologjike, me satelitët, dronët dhe me një strukturë të dedikuar. Duhet të ndërtojmë qendrën e monitorimit të ndërtimeve, agjencia e zhvillimit të territorit ka përgatitur edhe një rregullore të re për të gjitha kompanitë e ndërtimt. Arkitektë që bashkëpunojnë me ndërtuesit për të shkelur lejet e ndërtimit, nuk mund ta gëzojnë më licencën dhe do të përballen me pasoja penale. Ndërkohë që leje përdorimi, shfrytëzimi të godinave pa firmën përfundimtare të arkitektit nuk mund të jepet", tha Rama.

 

10 MUAJ ME PARE

Rama paralajmëron shkrirjen e UKT: S'ka më drejtor me 30 vetë staf në zyrë!

Kryeministri Edi Rama thotë se ka ardhur koha për operator kombëtar të sistemit të shpërndarjes së ujit.

Rama ultimatum: Të gjithë kryetarët e njësive administrative
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sinjale të qarta për një reformë të thellë në sektorin e ujësjellësit, duke paralajmëruar shkrirjen e UKT dhe krijimin e një operatori të vetëm kombëtar për menaxhimin e ujit në Shqipëri.

Duke folur në një takim me kryetarët e bashkive në Durrës, Rama shprehu shqetësimin për mënyrën si funksionon aktualisht sistemi i shpërndarjes së ujit, duke përmendur konkretisht rastin e Tiranës, ku, sipas tij, drejtori i UKT kishte krijuar një strukturë të fryrë burokratike me 30 vetë staf vetëm në zyrë.

“Dhe këtu kemi nevojë për një reformë. Të gjitha llojet e eksperiencave na nxjerrin në konkluzionin se është koha për operator kombëtar të sistemit të shpërndarjes së ujit, që të adresojë një çështje jetike, sikurse është çështja e furnizimit me ujë. Mund ta përfytyroni një zyrë drejtori ujësjellësi me 30 këshilltarë, me 30 vetë staf? Nuk ka zyra ime as çerekun. Mund ta përfytyroni një drejtor UKT me 30 veta në zyrë. Kështu ishte në Tiranë.”, tha Rama.

Kryeministri kritikoi ashpër strukturat e ujësjellësve për mungesë efikasiteti, administrim të dobët dhe fryrje të panevojshme të personelit, duke e quajtur situatën të papranueshme në një vend si Shqipëria, që ende përballet me mungesa serioze në furnizimin me ujë të pijshëm.

“Çudira ka pasur shumë, ka më pak tani, por prapë ka tepër, se Shqipëria nuk ka luksin të presë që të gjithë të bëjnë punën siç duhet,” shtoi ai.

Deklarata e Ramës vjen në një kohë kur qeveria po shtyn përpara reforma të reja në funksion të përgatitjes së vendit për standardet e Bashkimit Evropian.

Ai sugjeroi se modeli aktual i menaxhimit të shpërndarjes së ujit në nivel vendor ka dështuar të garantojë cilësinë dhe qëndrueshmërinë e shërbimit për qytetarët.

Ky paralajmërim nga Rama vjen pas lajmit për shkrirjen e


 

10 MUAJ ME PARE

Rama iu 'tërheq veshin' IMT-së dhe Policisë Bashkiake: Janë struktura problematike 

Rama ultimatum: Të gjithë kryetarët e njësive administrative
Edi Rama

Kryeminsitri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme në Durrës një mbledhje informale me krerët e Bashkive, ku ka diskutuar lidhur me performancën e pushtetit vendor. 

Rama i ka dhënë vëmendje gjatë fjalës së tij ndërtimeve pa leje, teksa ka kritikuar IMT-në dhe Policinë Bashkiake, duke theksuar se janë struktura problematike. 

“Ndërtimi pa leje në Shqipëri është vepër penale. Ndërtimi pa leje në një zonë të mbrojtur është një vepër penale edhe më e rëndë. IKMT ka nisur të veprojë, por duhet thënë që qoftë në Theth, qoftë në Vlorë apo territore të tjera, dobësia e madhe e IMT, edhe policitë bashkiake, struktura problematike, deri në pikën që me përjashtime të rralla nuk janë zgjidhje.

E domososhme për një ndërhyrje në reformën territoriale, që duhet të përfshirë IMT policitë bashkiake, IKMT, zyrat e urbanistikës. Koha për të bërë sinteza të këtyre strukturave dhe për të krijuar më shumë shërbim për bashkitë”, tha ai.

10 MUAJ ME PARE

"Sulme politike"/ Rama i përgjigjet prokurores Gjeli: Nuk heton rastin, por ka bërë një ese filozofike mbi pafajësinë e ndërtimeve pa leje

Rama ultimatum: Të gjithë kryetarët e njësive administrative

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kryetarët e bashkive në Durrës për performancën e pushtetit vendor në funksion të vizionit Shqipëria 2030 në BE.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te ndërtimet pa leje, ndërsa i është kundërpërgjigjur edhe prokurores Elsa Gjeli, e cila i është drejtuar me një shkresë zyrtare Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), ku shpreh shqetësimin për situatën e krijuar dhe kërkon një reagim institucional.

Kryeministri tha se prokurorja Gjeli nuk ka nisur hetimet për Thethin, por sipas tij ajo ka bërë një ese filozofike për pafajësinë e ndërtimit pa leje.

"Ajo që ka ndodhur në Theth gjatë periudhës së zgjedhjeve ose le të themi në muajt para dhe gjatë zgjedhjeve ka pasur një bum ndërtimesh pa leje si rezultat edhe i përgatitjes së sezonit turistik. Jo një por 40 denoncime janë bërë nga policia e shteti për këto ndërtime.

Struktura e policisë ka denoncuar ndërtimet pa leje në prokurori dhe siç është bërë e ditur, në një flagrancë spektakolare, ku është ndërtuar një fshat i tërë turistik në mes të Thethit, një prokurore me mbiemrin Gjeli, ka vendosur mos fillimin e hetimeve.

Ka refuzuar të shohë se për çfarë bëhet fjalë, ka bërë një ese filozofike për pafajësinë e ndërtimit pa leje. Kjo është vepër penale. Ndërkohë që ndërtimi pa leje në një zonë të mbrojtur si Thethi është një vepër penale edhe më e rendë. Nga ana tjetër IKMT ka filluar të veprojë, por duhet thënë që qoftë ne Theth ose Vlorë, ose territore të tjera, IKMT”, u shpreh Rama.

 

10 MUAJ ME PARE

Rama "shkund" kryebashkiakët në emër të BE-së: Sfidat e reja i kanë nxjerrë në pah dobësitë pushtetit lokal

Rama ultimatum: Të gjithë kryetarët e njësive administrative
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me kryetarët e Bashkive për performancën e pushtetit vendor në funksion të vizionit Shqipëria 2030 në BE.

Ky takim vjen në kuadër të procesit të reformave për fuqizimin e pushtetit vendor dhe përgatitjes së vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Rama lëshoi një paralajmërim të qartë ndaj drejtuesve të bashkive, duke i akuzuar për mungesë vigjilence dhe performancë të dobët në një moment kyç për Shqipërinë, siç është përgatitja për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Duke folur para kryebashkiakëve nga Durrësi, Rama kritikoi ashpër menaxhimin lokal të qyteteve të mëdha dhe zonave me ngarkesë të lartë turistike, duke theksuar se strukturat vendore kanë dështuar të përballen me realitetin e ri që vendi po përjeton.

"Pak kohë më parë kemi marrë 83 mandate, një rekord historik për një forcë politike që na ngarkoi me një barrë shumë të madhe se ajo që kemi pasur pasi janë një kredi besimi të madh nga ana tjetër janë edhe një test i karakterit tonë, përpara se të filloj me pikat e temave të ditës së sotme dua të bëj një adresim të përgjithshëm të disa problematikave kyçe që karakterizojnë sot qytetet e mëdha dhe qytetet me një ngarkesë të posaçme të fluksit turistik të Shqipërisë, ku dobësia e pushtetit vendos ka dalë në pah edhe si rezultat i një ndryshimi shumë të madh të gjithë mënyrës së funksionimit të vendit për shkak të faktit se vendi tanimë nuk mban vetëm banorët e vet, por edhe një ngarkesë ekstra turistësh dhe vizitorësh që vjen në rritje, sjell me vete sfida të reja të komplikuara dhe ngarkesa të mëdha ekstra për pushtetin vendor, një nga gjërat që vihet re është biznesit për të kapërcyer kufijtë e veprimtarisë në formën e daljes përtej tyre edhe të zaptimeve të territorit, ashtu edhe ndërtimeve pa leje në territore ku vëmendja është më e vogël apo si në Vlorë ku kryetari i bashkisë apo struktura i kanë sytë gjysmë të hapur dhe gjysmë të mbyllur.", tha Rama.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur qeveria shqiptare ka intensifikuar përpjekjet për lirimin e hapësirave publike, veçanërisht në zonat turistike dhe ato bregdetare, ku ndërtimet pa leje dhe zaptimet kanë marrë përmasa shqetësuese.

Rama sugjeroi se një pjesë e drejtuesve lokalë kanë zgjedhur të mbyllin sytë përballë këtyre zhvillimeve, duke treguar neglizhencë sistemike që po minon autoritetin dhe besueshmërinë e institucioneve vendore.

Pritet që ky takim të pasohet nga masa konkrete për rritjen e llogaridhënies së bashkive dhe përshpejtimin e reformave institucionale në nivel vendor. Rama kërkoi bashkëpunim më të ngushtë dhe më të përgjegjshëm mes qeverisë dhe drejtuesve lokalë, duke e bërë të qartë se koha për tolerancë ndaj dështimeve administrative ka mbaruar.

edi rama pushteti lokal

Lini një Përgjigje