TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES14 Korrik 2025, 19:40

Bashkitë socialiste i 'binden' urdhrit të Ramës, dorëhiqen administratorët në Elbasan, Kukës, Korçë, Shkodër dhe Lushnje!

Shkruar nga Pamfleti
10 MUAJ ME PARE

Ultimatumi i Ramës, dorëhiqen administratorët e Shkodrës dhe Lushnjës!  

Bashkitë socialiste i 'binden' urdhrit të Ramës,

Drejtuesit e qarqeve së bashku me kryebashkiakët kanë nisur shkarkimin e të gjithë të drejtorëve dhe administratorëve të njësive administrative në zonat e tyre, në zbatim të urdhrit të kryeministrit Edi Rama.   

Pas shkarkimeve të ndodhura sot në Korçë, Elbasan, Kolonjë, Fier, Kukës dhe Malësi e Madhe, ka nisur procesi i dorëheqjes edhe në Lushnje dhe Shkodër.  

Në një takim të zhvilluar në bashkinë e Lushnjës, zëvendëskryeministrja dhe njëherazi drejtuesja politike e PS ne qarkun e Fierit, Belinda Balluku u ka kërkuar dorëheqjen drejtorëve dhe 13 administratorëve. 

Në Bashkinë e Shkodrës kanë paraqitur dorëheqjet të gjithë drejtuesit e njësive administrative. Kjo bashki ka gjithsej dhjetë njësi administrative. Lajmi është konfirmuar nga vetë Bashkia e Shkodrës me anë të një njoftimi zyrtar, të shpërndarë për mediat. 

Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se të gjithë administratorët e njësive administrative në Bashkinë Shkodër kanë paraqitur dorëheqjen nga pozicionet e tyre pranë institucionit të Bashkisë”, thuhet në njoftim. 

Po ashtu burime jo zyrtare nga Bashkia Malësi e Madhe thonë se kanë paraqitur dorëheqjen administratorët e 5 njësive administrative dhe 2 zëvendëskryetarët e bashkisë. 

10 MUAJ ME PARE

Ultimatumi i Ramës, vijojnë dorëheqjet në Bashkitë socialiste; kryebashkiakët e PD ‘rezistojnë’

Bashkitë socialiste i 'binden' urdhrit të Ramës,

Në të gjitha bashkitë ku kryebashkiakët janë socialistë vijojnë largimet e nënkryetarëve, administratorëve apo drejtuesve të institucioneve që janë në varësi të Bashkive.

Kështu pas Vlorës, Durrësit, Korçës, Elbasanit, Kolonjës, Kukësit, që tashmë janë konfirmuar dorëheqjet e zyrtarëve lokalë, vala e ndryshimit ka ndërritur në Qarkun e Shkodrës. Me përjashtim të dy bashkive, Pukës dhe Fushë Arrëzit që drejtohen nga demokratët, në 3 bashkitë e tjera, Malësi e Madhe, Vau i Dejës dhe Shkodër, priten lëvizje.

Kështu nga raportimet, ditën e sotme, në Malësinë e Madhe janë dorëhequr nënkryetarët dhe administratorët e njësive që përfshin kjo Bashki.

Gjithashtu në Bashkinë e Shkodrës ka nisur një mbledhje me dyer të mbyllura ku gjithashtu priten ndryshime, në vijim të urdhrave të dhëna nga Kryeministri, ndërsa ditën e martë, një tjetër mbledhje pritet në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Urdhëri i Ramës synon një ndryshim rrënjësor të drejtuesve në njësitë vendore, ku me përjashtim të Kryebashkiakëve, çdo pozicion tjetër është i prekshëm.

Fillimisht Rama kërkoi ndryshimin e drejtorëve dhe furtuna nisi nga Vlora për t’u zhvendosur pastaj në çdo qark. Më pas rradhën e kishin administratorët e emëruar nga kryebashkiakët dhe në fund u kërkua rifreskimi i nënkryetarëve të Bashkive, të cilët Kryeministri i cilësoi si të përgjumur.

“Është e domosdoshme dhe nënkryetarët është mirë të ndryshojnë. Sepse i shoh shumë të lodhur, shumë shumë të lodhur, i shoh të rraskapitur. I shoh të rraskapitur. Juve s’ndryshoni dot. Edhe dy vjet, edhe dy vjet keni, si të doni”, iu drejtua Rama kryebashkiakëve.

Pavarësisht ndonjë kundërshtie në rradhët e PS-së ndaj këtij urdhëri, ajo që po ndodh dita ditës janë dorëheqjet e zyrtarëve.

Ajo që po ndodh deri më tani është vlerësimi i performacës së çdo drejtuesi lokal nga kryebashkiakët dhe në përputhje me këtë vlerësim mund të vijojë të mbajë pozicionin ose të largohet. Deri më tani është zgjedhur rruga e dorëheqjeve, pra drejtuesit pavarësisht pozicioneve i janë lënë hapësira për t’u vetëlarguar, ndoshta duke shpresuar në një rikthim në një kohë të dytë ose marrjen e pozicioneve të reja.

Gjatë ditës së sotme, kreu demokrat, Sali Berisha i ka drejtuar një thirrje kryebashkiakëve që përfaqësojnë PD-në që t’i binden vetëm ligjit dhe Kushtetutës dhe jo urdhërave të Edi Ramës, që konsiderohen si politikë. Kjo ka bërë që në njësitë vendore që kontrollohen nga opozita të mos ketë largime në asnjë nivel.  Nuk dihet se sa kohë mund të zgjasë kjo lloj rezistence e kryebashkiakëve demokratë, por edhe në takimin e zhvilluar me Edi Ramën, ky I fundit duket se I përjashtoi nga ‘urdhëri’ të zgjedhurit e PD-së.

 

10 MUAJ ME PARE

Kryebashkiaku i Hasit nuk i bindet Ramës: S'do shkarkoj asnjë punonjës!

Bashkitë socialiste i 'binden' urdhrit të Ramës,

Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti deklaroi se nuk do të shkarkojë asnjë punonjës. Duket se ai nuk i bindet urdhrit të Ramës, ndërsa u shpreh se ata do të shkarkohen vetëm nëse kryejnë shkelje.

Rama tha se duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Gjatë një takimi në Durrës me kryetarët e Bashkive, Rama u shpreh se atyre duhet t’u rijepet mundësia, duke iu dhënë mundësia dhe të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më të zotë se ata.

Miftar Dauti tha për “TCH” se vetëm një javë më parë punonjësit e bashkisë Has bënë një punë kolosale duke shuar plotësisht vatrën e zjarrit në afërsi të malit të Pashtrikut.

Ndërkohë, Bashkia Kukës ka shkarkuar të gjithë administratorët dhe dy nënkryetarët e saj për performancë të dobët.

10 MUAJ ME PARE

Pas Korçës e Elbasanit, valë largimesh edhe në Bashkinë Kukës; dorëhiqen 14 adminsitratorë dhe 2 nënkryetarë

Bashkitë socialiste i 'binden' urdhrit të Ramës,

Pak ditë pas urdhrit të Ramës, 14 administratorë dhe 2 nënkryetarët e Bashkisë së Kukësit janë larguar nga detyra. 

“Më datë 10 Korrik 2025, u zhvillua analiza e punës për performancën e institucionit të Bashkisë Kukës për periudhën Janar–Qershor 2025.

Në funksion të përmirësimit të punës dhe rritjes së nivelit të shërbimit ndaj qytetarëve, Kryetari i Bashkisë Kukës vendosi të shkarkojë nga detyra 14 administratorë të Njësive Administrative dhe 2 nënkryetarë të Bashkisë.

Puna do të vijojë me fokus në përmirësimin e treguesve të performancës në të gjithë sektorët ku janë evidentuar problematika, si dhe me vëmendje të shtuar ndaj cilësisë së shërbimeve për qytetarët”, thuhet në njoftimin zyrtar të bashkisë.

Ndërkohë valë dorëheqjesh ka ndodhur edhe në Bashkinë e Kolonjës, ku tre kryetarë njësish administrative kanë paraqitur dorëheqjen.

Dorëheqje pati edhe në Bsahkinë Elbasan e Korçë. 

Pritet që në ditët në vijim, dorëheqjet të vijojnë edhe në bashki e tjera.

10 MUAJ ME PARE

Urdhri i Ramës, nënkryetarët e bashkisë Korçë refuzojnë të dorëhiqen

Bashkitë socialiste i 'binden' urdhrit të Ramës,

Pas ultimatumit të dhënë nga kryeministri Rama, 6 kryetarët e njësive administrative në Bashkinë e Korçës kanë paraqitur dorëheqjen e tyre.

Këto dorëheqje janë dorëzuar pranë kryetarit të Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo. Bëhet me dije se ata do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e pasardhësve të tyre.

Ndërkohë, dy nënkryetarët e Bashkisë Korçë nuk kanë paraqitur dorëheqje, ndërsa nuk u është kërkuar një veprim i tillë prej kryetarit të Bashkisë.

Valë dorëheqjesh ka ndodhur edhe në Bashkinë e Kolonjës, ku tre kryetarë njësish administrative kanë paraqitur dorëheqjen.

Pritet që në ditët në vijim, dorëheqjet të vijojnë edhe në bashkitë e tjera të qarkut, konkretisht në Maliq, Devoll dhe Pogradec.

Pas urdhrit të Rama, një valë dorëheqjesh përfshiu edhe Bashkinë Elbasan këtë fillim jave pas sipas afatit që ishte caktuar. Afati i dorëheqjes, nga Rama ishte dita e sotme.

10 MUAJ ME PARE

Ultimatumi i Ramës, sot nis aksioni kundër tregtimit të bulmetit pa faturë; tatimet ‘zbresin’ në terren

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se prodhimi i qumështit dhe i nënprodukteve të tjera pësoi rënie vjet, situatë që vijon edhe përgjatë këtij viti. Kjo situatë, së bashku me shtimin e kërkesës së brendshme, ka favorizuar ndjeshëm importet. Ky aksion gjithashtu do të dëmtojë rëndë prodhuesit e vegjël dhe ato lokalë.

Bashkitë socialiste i 'binden' urdhrit të Ramës,
Kryeministri Edi Rama

Duke filluar nga dita e sotme nuk do të lejohet më tregtimi i bulmetit pa faturë tatimore.

Tatimet do të ‘zbresin’ në terren për të verifikuar nëse produktet janë të shoqëruara me faturë fiskale në momentin e blerjes.

Ky aksion vjen pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me kryetarët e bashkive të vendit. Ultimatumi synon gjurmueshmërinë e produkteve për të garantuar sigurinë ushqimore.

“Duke filluar nga e hëna nuk ka më paralajmërime po vetëm sekuestrime të çdo lloj produkti bulmeti dhe qumështi pa faturë”, tha Rama gjatë takimit me kryebashkiakët.

Sipas qeverisë, duke u kryer i gjithë qarkullimi i produkteve me faturë, do të jetë më e lehtë të identifikohen ato subjekte apo fermerë që cenojnë sigurinë ushqimore, pasi fatura zbardh origjinën e produktit. Edhe ministria e Bujqësisë Anila Denaj dhe ai i Financave Petrit Malaj paralajmëruan gjatë një inspektimi, se nuk do të tolerohet asnjë shkelje që cenon sigurinë ushqimore për qytetarët.

Por ky aksion rrezikon seriozisht blektorët dhe prodhuesit e vegjël për shkaqe që lidhen me probleme fiskale. Ligji i vitit 2019, ‘Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit’,  i njohur masivisht si ‘fiskalizimi’, i përjashton fermerët nga detyrimi i lëshimit të faturës tatimore kur shesin produktin.Nga ana tjetër, blerësi, i cili mund të jetë tregtar, baxho, apo grumbulluesi duhet të lëshojë faturë për bujkun në momentin që marrin prodhimin.

Me ndryshimet ligjore të ligjit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në 2018-2019 u vendos që TVSH-ja për bujqësinë të jetë 0%. Në këtë rast grumbulluesit, tregtarët apo kompanitë nuk kanë asnjë interes për të blerë prodhimin vendas, duke lëshuar faturë me TVSh pasi nuk e rimbursojnë dot më atë. Në variantin më të mirë, nëse e blejnë janë të detyruar që 20 përqindëshin ta ngarkojnë mbi çmim, e për pasojë, produkti final për konsumatorët del më i shtrenjtë.

Nga tjetër, ka dhe një realitet që nuk mund të mos merret në konsideratë. Në Tiranë, ku nuk ka fabrikë përpunimi qumështi si në Lushnje apo Berat e Gjirokastër, ky produkt rrezikon të mbetet i pashitur nga blegtorët e vegjël. Zgjidhja për ta në këtë rast do të ishte tërheqja e tyre nga mbarështrimi i bagëtive, duke thelluar një krizë që ka nisur prej disa vitesh. Shqipëria numëron më pak se 1.7 milionë krerë lopë e të imta, nga 2.4 milionë krerë para një dekade.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se prodhimi i qumështit dhe i nënprodukteve të tjera pësoi rënie vjet, situatë që vijon edhe përgjatë këtij viti. Kjo situatë, së bashku me shtimin e kërkesës së brendshme, ka favorizuar ndjeshëm importet. Shifrat zyrtare tregojnë se në vitet e fundit importi i produkteve të bulmetit dhe të mishit është rritur shpejt. Nga viti 2020 deri në fund të 2024-ës sipas përllogaritjeve janë blerë nga jashtë 300 milionë euro bulmet dhe 383 milionë euro produkte mishi dhe të brendshmet e tij.

Lini një Përgjigje