TAGS-AT E JAVËS

Kulture24 Maj 2025, 21:41

Shuhet Piro Milkani, regjisori i filmave ikonë ndërron jetë në moshën 86-vjeçare!

Shkruar nga Pamfleti

Shuhet Piro Milkani, regjisori i filmave ikonë ndërron jetë

Një tjetër personalitet i kinematografisë ndahet nga kjo botë...

Ndahet nga jeta Piro Milkani. Regjisori që i dha aq shumë kinematografisë shqiptare ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Lajmin e ka dhënë djali i tij Eno Milkani, i cili shkruan në rrjetet sociale: “Iku babai, shoku dhe kolegu im”.

Piro Milkani lindi më 9 dhjetor 1939 në qytetin e Korçës. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ai vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë, Çekosllovaki, ku u diplomua në degën e operatorit.

Shuhet Piro Milkani, regjisori i filmave ikonë ndërron jetë

Karriera e tij në kinematografi përfshin regjinë e mbi 20 filmave artistikë dhe dokumentarë, duke përfshirë tituj të njohur si: “Trishtimi i zonjës Shnajder”; “Ngjyrat e moshës”; “Pranvera s'erdhi vetëm”; “Eja!”; “Në prag të jetës”; “Militanti”; “Fraktura”; “Besa e kuqe”; “Në kufi të dy legjendave”; “Një shoqe nga fshati”; “Ballë për ballë”; “Shëmbja e idhujve”; “Zonja nga qyteti”; “Çifti i lumtur”; “Shtigje lufte”; “Një firmë e hekurt” (dokumentar); “Festë e madhe” (dokumentar); “Kur zbardhi një ditë”; “Përse bie kjo daulle”; “Festivali 7-te i fëmijëve” (dokumentar); “Fitues”; “Gadhnjim mbi vdekjen”. Përveç regjisorit, ai ka kontribuar edhe si skenarist, operator dhe producent.

Shuhet Piro Milkani, regjisori i filmave ikonë ndërron jetë

Në vitin 1997, Milkani u nderua me “Çmim të Veçantë” për të gjithë krijimtarinë e tij artistike në Euro-Festivalin e Saint-Étienne, Francë. Në vitin 1987, ai mori titullin “Artist i Popullit”.

Në vitin 2024, Milkani mori diplomën e tij të Fakultetit të Filmit pas 63 vitesh, një ngjarje që u shënua me një ceremoni në Çeki.

Përveç karrierës së tij në kinematografi, Milkani ka pasur një periudhë si diplomat dhe ka kontribuar në organizimin e festivaleve të filmit.

Vepra e tij ka lënë një ndikim të thellë në kulturën shqiptare dhe do të kujtohet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në artin e filmit.

Lini një Përgjigje