TAGS-AT E JAVËS

Kulture18 Maj 2025, 12:55

“Palestina e lirë”, publiku i Eurovision pengon performancën e Israelit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Palestina e lirë”, publiku i Eurovision pengon

Gjatë natës së gjysmëfinales së dytë të Eurovisionit, e mbajtur në sallën “St. Jakobshalle” në Bazel, performanca e përfaqësueses së Izraelit, Yuval Raphael, u shoqërua me tensione nga publiku. Videot e shpërndara në TikTok tregojnë fishkëllima dhe brohoritje “Palestina e lirë” në momentin që këngëtarja izraelite doli në skenë.

Në transmetimin zyrtar, këto reagime u dëgjuan vetëm për disa sekonda dhe në mënyrë të zbutur, çka ka nxitur spekulime për përdorimin e teknologjisë që filtron zhurmat negative të audiencës. Kjo ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdorues në platformën X (ish-Twitter) akuzojnë organizatorët për manipulim të atmosferës dhe mundësisht edhe të votimeve.

Në videot e publikuara në rrjete sociale, përveç fërshëllimave, shfaqen edhe flamuj palestinezë në publik. Tensionet ishin të parashikuara, duke pasur parasysh situatën e luftës në Gaza dhe protestat e zhvilluara në Bazel, kundër pjesëmarrjes së Izraelit në garë.

Organizatorët kishin marrë masa shtesë sigurie, duke ndaluar simbolet politike dhe transparencat në sallë, ndërsa fansave izraelitë u ishte kërkuar të mos mbanin simbole fetare për arsye sigurie. Performanca e Yuval Raphael është ndjekur me vëmendje si një nga më të politizuarat e këtij edicioni të Eurovisionit.

publiku eurovision palestina e lire

Lini një Përgjigje