
Shkodra Elektronike interpretoi këngën “Zjerm”, duke marrë vota maksimale nga publiku.
Shqipëria ka siguruar vendin e 8 në Eurovision.
Juria ndërkombëtare i dha këngës shqiptare 45 pikë, duke e renditur në vendin e 16-të. Juria franceze ishte e vetmja që e vlerësoi maksimalisht këngën shqiptare.
Ndërkohë publiku nga e gjithë bota i dha këngës shqiptare 173 pikë, duke e çuar kështu në kuotën e 218 pikëve.
Dyshja përfaqësuese e vendin tonë u pa e emocionuar teksa brohoritjet nuk munguan në Bazel.
Ndërsa Eurovisionin e fitoi Austria. Këngëtari austriak JJ arriti një total prej 436 pikësh, duke marrë 179 pikë nga televotimi i publikut dhe duke qenë një nga këngët më të vlerësuara edhe nga juritë profesioniste të vendeve pjesëmarrëse.
Në vend të dytë u rendit Izraeli me 357 pikë, i ndjekur ngushtë nga Estonia me 356 pikë.

Austria ka fituar dy herë Eurovisionin në pjesëmarrjet e saj ndër vite. Në vitin 2014 e fitoi Conchita Wurst me këngën “Rise Like a Phoenix” si dhe në vitin 1966 me Udo Jürgens me këngën “Merci, Chérie”
Lini një Përgjigje