TAGS-AT E JAVËS

Kulture17 Maj 2025, 22:53

“Zjerm” mbyll natën finale, drejtori artistik i Eurovision 2025: Një mbyllje me klas dhe identitet

Shkruar nga Pamfleti

“Zjerm” mbyll natën finale, drejtori artistik i Eurovision

Teksa 26 shtete pritet të ndezin skenën e Eurovision 2025 në Bazel të Zvicrës, drejtuesi artistik i festivalit, Christer Bjorkman, ka zbuluar arsyet pse vendosi që San Marino dhe Shqipëria të jenë dy vendet e fundit që do të performojnë në natën finale.

San Marino u ngjit në skenë me këngën “Tutta L’Italia” të Gabry Ponte, një himn festiv që fton publikun të kërcejë, ndërsa “Zjerm” i Shqipërisë është një himn i muzikës, klasit dhe talentit që përfaqëson “Shkodra Elektronike”, që ka tërhequr vëmendjen e kritikës dhe publikut për kombinimin unik të ritmeve elektronike me elementë tradicionalë shqiptarë.

Po është, por është argëtimi dhe klasi. Padyshim San Marino është një pjesë argëtuese për audiencën, këndojnë të gjithë, një festë e shkëlqyer. Por gjithashtu donim të mbyllej me diçka që është me të vërtetë me klas dhe përfaqëson muzikën, pse kjo është ajo që Shqipëria përfaqëson. Është kaq e talentuar, është kaq e zgjuar dhe është një pjesë e bukur kështu që donim t’i kishim të dyja në fund. Mund të kishte qenë edhe e kundërta, por thjeshtë duket e drejtë ta përfundojmë këtë shfaqje me një performancë me klas", tha Bjorkman.

Sukseset për në finale Shkodra Elektronike i ka marrë edhe nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, ku shkruan se ““Zjermi” të Shndrijë në Eurovision 2025” dhe fton qytetarët të votojnë numrin 26.

“Shndrit, shndrit, shndrit! Shumë suksese Shkodrës Elektronike në finalen e madhe të Eurovision me këngën “Zjerm”! Sonte votojmë numrin 26”, shkruhet në postim.

Performanca shqiptare do të jetë e fundit në skenë, në vendin e 26-të, që përkon edhe me numrin e votimit për publikun.

Lini një Përgjigje