TAGS-AT E JAVËS

Kulture17 Maj 2025, 21:31

Nis finalja magjike e Eurovision, “Zjerm” me pritshmëri mjaft të larta

Shkruar nga Pamfleti

Nis finalja magjike e Eurovision, “Zjerm” me pritshmëri mjaft

Në një mbrëmje magjike, ku dritat shumëngjyrëshe vallëzonin mbi një skenë të mbushur me emocion, nisi nata finale e Eurovision 2025 në Bazel. Spektakli nisi me interpretimin e fituesit të vitit të kaluar, Nemo me “The Code”, përmes një performance energjike.

Ashtu siç e do tradita, finalja nisi me paradën e madhe të 26 artistëve me flamujt e vendeve të tyre, të cilët do të garojnë këtë mbrëmje.

Dyshes së moderatorëve, Hancel Bruger dhe Sandra Shtuder, në finale u është bashkuar edhe ylli i spektakleve italiane, Michelle Hunziker.

Kjo finale do të sjellë bashkë 26 vende në konkurrim dhe miliona qytetarë që kërcejnë nën ritmin e muzikës. Mes një atmosfere elektrizuese, Shqipëria do të jetë ajo që mbylli këtë natë të madhe. Shkodra Elektronike, me këngën “Zjerm”, mban kodin 26 në votim.

Më herët edhe drejtori artistik i këtij edicioni, Christer Bjorkman, e quajti “Zjerm”-in një himn të muzikës dhe klasit, duke treguar se zgjedhja për ta vendosur në fund të natës nuk ishte rastësi, por një kulm i merituar.

Finalja transmetohet ekskluzivisht në RTSH 1, RTSH Muzik dhe Radio Tirana 1. Një natë për të mos u humbur. Një zjarr që nuk shuhet lehtë.

Votoni për Shqipërinë – votoni numrin 26!

Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për këngën “Zjerm” duke dërguar një SMS në numrin 54345, me kodin 26. Votimi mund të bëhet përmes telefonit, SMS, ose online me pagesë në faqen zyrtare: esc.vote Nga territori i Shqipërisë nuk është e mundur të votohet për përfaqësuesen shqiptare.

Renditja e këngëve në natën finale:

1.       Norvegjia

2.       Luksemburgu

3.       Estonia

4.       Izraeli

5.       Lituania

6.       Spanja

7.       Ukraina

8.       Britania e Madhe

9.       Austria

10.   Islanda

11.   Letonia

12.   Holanda

13.   Finlanda

14.   Italia

15.   Polonia

16.   Gjermania

17.   Greqia

18.   Armenia

19.   Zvicra

20.   Malta

21.   Portugalia

22.   Danimarka

23.   Suedia

24.   Franca

25.   San Marino

26.   Shqipëria

Lini një Përgjigje