Pas një turneu të suksesshëm në qytetet kryesore të Australisë, si Sydney, Melbourne dhe Brisbane, sopranoja Ana Tafani rikthehet për publikun shqiptar me koncertin e saj “Albanian Soul”, që do të zhvillohet më 13 mars në Hollin Koncertor të TKOBAP-së.
Në këtë mbrëmje të veçantë, Ana Tafani do të interpretojë së bashku me Laura Lilën në piano, duke ofruar një udhëtim muzikor që pasqyron thellësinë e traditës shqiptare. Repertori i koncertit përfshin këngë qytetare shkodrane, meloditë arbëreshe dhe krijimtari të kompozitorëve më të njohur shqiptarë, duke bashkuar nostalgjinë, identitetin kulturor dhe emocionet e publikut.
Ky koncert premton të jetë një përvojë e jashtëzakonshme artistike, ku tingujt e muzikës shqiptare do të sjellin emocione, kujtime dhe krenari për trashëgiminë tonë artistike në Tempullin Shqiptar të Artit.
Lini një Përgjigje