
Aktori i njohur gjerman Gedeon Burkhard, i njohur për rolet në serialin Kommisar Rex dhe filmin Inglourious Basterds, ishte i pranishëm në Durrës gjatë ceremonisë së zhvilluar në Universiteti “Aleksandër Moisiu”.
Prania e tij kishte një domethënie të veçantë, pasi Burkhard është stërnip i aktorit të madh me origjinë shqiptare Aleksandër Moisiu. Në njëfarë mënyre, kjo vizitë përfaqësonte një rikthim simbolik në qytetin ku ndodhen rrënjët shqiptare të familjes së tij.
Vizita e tij në Durrës u përjetua si një moment i veçantë, duke lidhur figurën e një aktori të njohur të kinemasë dhe televizionit europian me trashëgiminë e një prej emrave më të mëdhenj të teatrit, Aleksandër Moisiut.
Lini një Përgjigje