TAGS-AT E JAVËS

Kulture 5 Mars 2026, 15:34

100-vjetori i lindjes së aktores së madhe, shfaqet në Korçë dokumentari mbi jetën e Violeta Manushit

Shkruar nga Pamfleti
100-vjetori i lindjes së aktores së madhe, shfaqet në
100-vjetori i lindjes së aktores së madhe, shfaqet në Korçë dokumentari mbi jetën e Violeta Manushit

Në 100-vjetorin e lindjes së aktores së madhe korçare Violeta Manushi, Teatri “Andon Z. Çajupi” shfaqi premierën e dokumentarit “Brezi i Artë”, Violeta Manushi”. Filmi sjell përmes materialeve arkivore, dëshmive dhe rrëfimeve portretin njerëzor dhe artistik të Manushit, duke e rikthyer atë në vëmendjen e brezave të rinj.

Aktorja Merita Çoçoli, e cila punoi për realizimin e dokumentarit, theksoi se qëllimi ishte të “hiqnim pluhurin e harresës” dhe të lëmë gjurmë të artistëve që krijuan themelin e teatrit dhe filmit shqiptar:

“Qëllimi ishte të heqim pluhurin e harresës, ti lëmë diçka në të ardhmen, dokumente, argumente, prova të këtyre artistëve të mëdhenj që krijuan themelin e teatrit shqiptar dhe të filmit si një vlerë e paçmuar e identitetit shqiptar.”

Çoçoli tregoi se ajo që e preku më shumë gjatë realizimit të dokumentarit ishte disiplina dhe dashuria e pakushtëzuar e Manushit për profesionin:

“Mësova këmbënguljen e saj, ajo tha që dua të vdes në skenë. Ka shumë çfarë mëson prej saj; në pozicionin e aktores ka qenë e shkëlqyer.”

Publiku korçar përjetoi emocione të forta dhe kujtime të paharruara për jetën dhe karrierën e Violetës Manushi, duke e bërë premierën një homazh të veçantë për legjendën e teatrit dhe filmit shqiptar.

 

violet amanushi dokumentar

Lini një Përgjigje