
Ben Blushi ka promovuar librin e tij më të ri “Jam Mysliman”. Pasi u mbajt sekret për disa javë, Blushi pak ditë më parë tregoi titullin, teksa sot bëri promovimin zyrtar në një prej hoteleve të kryeqytetit. Teksa tregoi detaje nga romani dhe kush e nxiti ta shkruante, ai u ndal dhe te sulmet që i janë bërë shpesh, kur ai flet për myslimanizmin.
“Një grusht fanatikësh na kanë frikësuar ne, na kanë zhveshur nga liri që kemi patur, ne kemi 30 vjet liri, por a kemi humbur rrugës? Nga mënyra si janë sjellë me librin tim, mendoj se ata kanë fituar terren”, tha ai.
Ben Blushi: Pse duhet të kemi frikë të botojmë një libër normal që nuk cenon Kushtetutën, nuk është racist. Një grusht fanatikësh na kanë frikësuar ne, na kanë zhveshur nga liri që kemi patur, ne kemi 30 vjet liri, por a kemi humbur rrugës? Nga mënyra si janë sjellë me librin tim, mendoj se ata kanë fituar terren.
Duke lexuar facebook tim çdo ditë, kuptoj në çfarë dhune jetoj, një dhunë e një pakice njerëzish që më gjykojnë për atë që nuk jam, racist, ksenofob dhe ky libër shkruhet për këtë arsye por kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë ndikuar tek unë. Kam hequr 25% të librit, ka bërë një profilaksi, një lloj higjiene.
Unë jam mysliman, unë jetoj me një myslimane, ca janë fëmijët e mi, unë besoj se janë evropianë. Gjyshja ime ka qenë myslimane si mund të kem një sentiment antimysliman. Shqipëria është një produkt i pastër i një harmonie fetare, e kam shkruar këtë libër për shkak se përditë po na cënohen të drejtat, sherihati ju e dini që është një sistem që synon të zëvendësojë një shtet laik me një shtet fetar.
Lini një Përgjigje