
Aktorja e njohur e filmit dhe teatrit, Mirketa Çobani ka ardhur me një rrëfim ndryshe për jetën dhe karrierën në “Living Room”. Aktorja ka rrëfyer se nuk ka asnjë peng që është divorcuar nga aktori Agim Shuke. Aktorja Çobani tha se ishin rrethanat ato që e detyruan të martohej pasi shokët dhe shoqet i ngritën kurth.
Mirketa Çobani: Asnjë gjë, përkundrazi. Për mua ka qenë një jetë e humbur. Të martohesh me një njeri që të krijojnë rrethana të tilla, të bëjnë kurthe..shoqet dhe shokët më kanë bërë kurth e më detyruan u martova me të. Shtatë ditë mbledhje…edhe u detyrova që u martova, nuk është se e kam dashur ndonjëherë! Asnjëherë.
E pyetur nëse i ka ngelur ndonjë peng, Mirketa Çobani tha jo, duke theksuar se “ka qenë jetë e humbur”.
Po ashtu ajo rrëfen edhe raportet jo të mira që kishte me vjehrrën, ndërsa thekson se burri nuk e mbrojti asnjëherë:
“Asnjë gjë, përkundrazi. Për mua ka qenë një jetë e humbur. Të martohesh me një njeri që të krijojnë rrethana të tilla, të bëjnë kurthe…shoqet dhe shokët më kanë bërë kurth e më detyruan u martova me të. 7 ditë mbledhje, “K.…” llafet që nuk i pranoja unë si natyrë, edhe u detyrova që u martova, nuk është se e kam dashur ndonjëherë! Asnjëherë. Jo se nuk e kam vlerësuar si njeri. Por dashuria është tjetër gjë. Dashuria dhe miqësia është tjetër gjë. Nuk e kam dashuruar asnjëherë. S’më lindte dëshira që ta puthja. Ndoshta nuk do të isha divorcuar për opinion që ishte në atë kohë se unë martesën e bëra për opinion. Unë e ndava atë njeri jo se nuk do ta vazhdoja nëse nuk do më kishin ndodhur këto gjëra: nëna e tij ishte shumë agresive me nusen, kur vetë ka qenë nuse. Ajo kur nuk ishte ai në shtëpi më thoshte “ik moj fytyrë e shëmtuar, moj shëmtaraqe, i ngele në derë djalit tim, të mori djali im me zor për të të shpëtuar ty’. Më vinte bukën para, por nuk më shkonte poshtë. Nga 68 kile u bëra 46 kile njeri për 1 vit. Vetëm kockë e lëkurë. Ky nuk më mbrojti asnjëherë”, tregoi Mirketa Çobani në emisionin Living Room.
Lini një Përgjigje