TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Nëntor 2023, 11:46

Zjarr pranë Sheshit të Flamurit në Vlorë, merr flakë banesa

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr pranë Sheshit të Flamurit në Vlorë, merr flakë

Një zjarr i madh ka përfshirë një ndërtesë pranë Sheshit të Flamurit në Vlorë, ku kati i  parë shërben si pikë për shitje makinash, ndërsa kati i dytë është banesë.

Mësohet se janë evakuuar banorët, ndërsa zjarrfikësja po punon për shuarjen e flakëve. Sakaq po mundohen edhe për të larguar disa nga automjetet që nuk janë përfshirë ende nga flakët.

Mësohet se në momentin e shpërthimit të flakëve, nuk ka pasur njeri në banesë. Ndërkohë dëmet materiale janë të shumta.

Lini një Përgjigje