TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Nëntor 2023, 09:10

Shpërthim me tritol në një lokal në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim me tritol në një lokal në Tiranë

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Tiranë. Mësohet se lënda plasëse është vendosur në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Sali Butka”.

Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa nuk dihen arsyet që mund të kenë çuar në vendosjen e lëndës plasëse. Lokali rezulton në pronësi të një 40-vjeçari, i identifikuar me inicialet Armand Xhaferraj.

"Më datë 28.11.2023, rreth orës 05:00, është marrë njoftim se në rrugën “Sali Butka”, në ambientet e jashtme të një lokali në përdorim nga shtetasi A. Xh., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve."-njofton policia.

Lini një Përgjigje