TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Nëntor 2023, 20:08

U hodh në lumë për t’i shpëtuar policisë, humb jetën tragjikisht 20-vjeçari shqiptar në Austri

Shkruar nga Pamfleti

U hodh në lumë për t’i shpëtuar policisë, humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Austri ku një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.

Mediat vendase raportojnë se 20-vjeçari shqiptar u hodh në lumin Salzach ndërsa po ndiqej nga policia.

Edhe pse efektivët e policisë që po e ndiqnin e nxorën nga uji i akullt, shqiptari nuk ishte në gjendje të mbijetonte. Ai humbi jetën në Spitalin Universitar në Salzburg.

Policia dyshon se i riu mund të merrej me trafiqe. Kjo për shkak se ai u largua me shpejtësi me mjetin e tij kur policia i bëri shenjë që të ndalonte që në Gjermani.

Ai kaloi kufirin me makinën, që mendohet se ishte e vjedhur. 20-vjeçari u përplas me një makinë policie dhe më pas u arratis në këmbë.

I riu u hodh në lumë duke menduar se do të notonte, por aty humbi ndjenjat. Shqiptari u dërgua në spital me helikopter, por fatkeqësisht humbi jetën.

20 vjecari shqiptar austri lume polici

Lini një Përgjigje