TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Nëntor 2023, 14:10

Publikohen pamjet kur maniaku Marash Gjoklaj futet në dyqan dhe ngacmon seksualisht shitësen 19-vjeçare (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Publikohen pamjet kur maniaku Marash Gjoklaj futet në dyqan dhe ngacmon
Marash Gjoklaj

Janë publikuar pamjet e regjistruar në një biznes në kryeqytet ku shfaqet 27-vjeçari Marash Gjoklaj, i cili u arrestua pasi ngacmoi dhe tentoi të abuzojë seksualisht me një 19-vjeçare të shtunën më 25 Nëntor.

Në videon e publikuar nga Klan është momenti i parë kur i riu e ngacmon me fjalë dhe largohet, ndërsa rikthehet më pas dhe tentoi të abuzojë seksualisht.

Herën e dytë pasi u rikthye, Gjoklaj iu afrua tek banaku dhe me fjalë fyese e kapi për dore dhe tentoi ta dërgonte në magazinë duke e goditur.

Gjatë kësaj kohe ai e dëmtoi në duar dhe e goditi tek pjesa e syrit të djathtë duke i shkaktuar një hematomë dhe skuqje. Pas këtij momenti shitësja mundi të dalë në rrugë dhe të kërkojë ndihmë tek kalimtarët.

Në dëshminë e saj në polici, vajza tregoi se nuk e njihe 27-vjeçarin dhe nuk e kishte parë asnjëherë më parë.

Marash Gjoklaj, i cili rezulton i dënuar me 4 vite burg për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, dhe i liruar me kusht. Mbeten ende të paqarta argumentet e gjykatës se mbi çfarë baze i ka dhënë të riut lirinë pavarësisht dënimit për një vepër të rëndë penale.

Këtë të hënë, Marash Gjoklaj u njoh me masën e sigurisë në gjykatë, arrest në burg. Para togave të zeza, Gjoklaj mohoi të ketë kryer veprimet për të cilat akuzohet, por gjykata në përfundim të seancës i caktoi arrest në burg.

Krahas veprave penale të abuzimit seksual që dhe është dënuar, ai është arrestuar më herët edhe për vjedhjen e parave të një gruaje. Për kjo përfundoi keq për Gjoklajn, i cili u mor peng nga 3 djemtë e 42-vjeçares.

marash gjoklaj

Lini një Përgjigje