TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Nëntor 2023, 12:05

Akuzohet për ngacmim seksual, lihet në burg Marash Gjoklaj

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet për ngacmim seksual, lihet në burg Marash Gjoklaj

I riu Marash Gjoklaj që në rrethana të dyshimta sapo kishte dalë nga burgu për vepër të ngjashme penale, u arrestua këtë fundjavë, pasi u denoncua nga një 19 vjeçare me pretendimin se e kishte ngacmuar seksualisht në ambientin e saj të punës.

Në të njëjtën ditë, Gjoklaj kishte ngacmuar dhe kanosur me thikë edhe një 20 vjeçare në “Rrugën e Dibrës”. Para togave të zeza 27-vjeçari deklaroi këtë të hënë se nuk i ka kryer veprimet për të cilat akuzohet.

Policia thotë se Gjoklaj ka qenë i dënuar më parë me 4 vite burg për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe aktualisht gëzonte lirinë me kusht. Mbeten ende të paqarta argumentet e gjykatës se mbi çfarë baze i ka dhënë të riut lirinë pavarësisht dënimit për një vepër të rëndë penale. 

Lini një Përgjigje