Arjol Dervishaj, 14-vjeçari nga Vllahati i cili ishte pasagjer në makinë me shokët e tjerë në mjetin që u përplas në Bajkaj, pak ditë më parë, ka ndërruar jetë sot në mëngjes në spitalin e Tiranës.
Nga aksidenti ku ishin tre minorenë 14 vjeçari ishte më i dëmtuari rëndë në kokë.
Tre të miturit që u aksidentuan mbrëmjen e së martës në Sarandë janë transportuar tek Trauma.
Frenki Hamiti, 13 vjeç dhe Orest Kalo, 14 vjeç u transportuan me ambulancë në mesnatë e 22 nëntorit për mjekim të specializuar.
Ndërsa 14-vjeçari Arjol Dervishaj u dërgua me helikopter për shkak të gjendjes së rëndësuar shëndetësore.
Sipas bluzave të bardha, Arjol Dervishaj u intubua pasi ka marrë goditje të rënda në kokë.
Aksidenti në aksin rrugor Stjar-Bajkaj.
Mjeti ku udhëtonin 3 adoleshentët ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një përrua.
Ndërkohë policia e Sarandës ka arrestuar pronarin e mjetit, 41 vjeçarit, Orest Kalo, me të cilin udhëtonin të miturit.
'Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor në afërsi të fshatit Bajkaj, si pasojë e të cilit u dëmtuan 3 shtetas të mitur (drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerët, të cilët vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve), policia bën me dije se:
Në përfundim të veprimeve hetimore për këtë rast, specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin Orest Kalo, 41 vjeç, banues në Delvinë, pasi i ka dhënë për ta drejtuar, djalit të tij të mitur, 14 vjeç, automjetin që u përfshi në këtë aksident rrugor.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin e mitur, drejtues të automjetit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.', njoftoi Policia.
Lini një Përgjigje