
Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në qytetin e Laçit. Si pasojë e shpërthimit është plagosur një çift. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit.
Nga shpërthimi i bombolës së gazit e zonja e shtëpisë ka djegie në 50% të trupit dhe është dërguar në gjendje të rendë në spitalin e djegieve në qytet.
Djegie të lehta ka pësuar edhe kryefamiljari, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Lini një Përgjigje