
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Laç-Patok, ku për pasojë ka humbur jetën një person. Viktima është përplasur nga dy automjet dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Sipas informacioneve viktima është dërguar me autoambulancave në morgun e Tiranës, ndërsa shoferi i makinës është shoqëruar në polici.
Ndërkohë që moshohet se policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
"Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të "Mbikalimi i Patokut", shtetasi F. M. duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një shtetas këmbësor, akoma i paidentifikuar. Menjëherë pas përplasjes së parë, këmbësori është përplasur edhe nga një mjet tjetër që drejtohej nga shtetasi D. P.
Si pasojë e plagëve të marra nga përplasjet, shtetasi këmbësor ka humbur jetën. Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia.
Lini një Përgjigje