TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Nëntor 2023, 10:53

Drogë dhe monicion, arrestohet 33-vjeçari i shumëkërkuar në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
Drogë dhe monicion, arrestohet 33-vjeçari i shumëkërkuar
Arrestimi Nertil Meminit

33-vjeçari Nertil Memini ka rënë në prangat e policisë së Vlorës.

Sipas policisë, 33-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Sakaq Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.

Ndërsa 33-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lini një Përgjigje