TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Tetor 2025, 21:51

Zjarr në katin e parë të një hoteli në “Don Bosko”, evakuohen personat që ndodheshin brenda

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr në katin e parë të një hoteli në “Don

Kati i parë i një hoteli në Tiranë, në rrugën “Don Bosko”,  është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë një defekti elektrik në pjesën e lavanderisë.

Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë evakuar personat që ndodheshin brenda hotelit, si dhe shërbimet zjarrfikëse, që bënë të mundur fikjen e zjarrit.

“Rreth orës 20:50, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se si pasojë e një defekti elektrik në pjesën e lavanderisë, ka rënë zjarr në katin e parë të një hoteli.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë evakuar personat që ndodheshin brenda hotelit, si dhe shërbimet zjarrfikëse, që bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

Lini një Përgjigje