
Një tjetër detaj tronditës ka dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë të premte në një poligon qitjeje në Tiranë. 35-vjeçari Bledi Hasanmemi, i cili dyshohet se i dha fund jetës me armë, nuk ishte vetëm në momentin e tragjedisë; ai ndodhej në ambientet e poligonit në shoqërinë e një miku dhe instruktorit të qitjes.
Sipas burimeve të Policisë së Tiranës, Hasanmemi ishte frekuentues i rregullt i poligonit dhe nuk kishte precedentë penalë. Megjithatë, hetuesit po thellojnë pistën e shëndetit mendor, pasi ka dyshime të forta se viktima po përballej kohët e fundit me episode të rënda ankthi dhe depresioni.
Të dy personat që ndodheshin me të në momentin kritik janë marrë në pyetje dhe po bashkëpunojnë me grupin hetimor. Ende nuk është konfirmuar nëse arma ishte personale apo e siguruar nga vetë poligoni. Grupi hetimor po analizon të gjitha rrethanat për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një vetëvrasje klasike apo ndonjë neglizhencë të rëndë që mund të ketë ndikuar në aktin fatal.
Lini një Përgjigje