Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi i Shijaku, ka dëshmuar sot në GJKKO, në procesin që po zhvillohet ndaj disa personazheve të njohur të botës së krimit, që dyshohen si të përfshirë edhe në atentatin e ndodhur në 2019-ën, ndaj “Rrumit’ dhe ish-prokurorit Arjan Ndoj.
Gjatë seancës, Vullnet Muça u pyet nga avokati i njërit prej të pandehurve, Plarent Dervishajt, për faktin nëse e njihte gjyqtarin e vrarë, Skerdilajd Konomin. Ky i fundit u vra në një atentat të mirëorganizuar, në qendër të Vlorës, teksa në automjetin e tij ishte vendosur lëndë plasëse.
Pjesë nga dëshmia
Avokati: E keni njohur gjyqtarin e vrarë, Skerdilajd Konomi?
Muça: Jo.
Avokati: Plarent Dervishi ka marrë prokurë nga Skerdilajd Konomi për regjistrimin e pronave?
Muça: Jo.
Avokati: Sipërfaqja prej 40 mijë metrash katrorë, keni dijeni është bërë problem shtetëror?
Muça: Jo.
Avokati: Stiven Mziun e njeh, ka marrë tokë nga vëllai juaj?
Muça: Mesa di unë, jo. Nuk e di për dosjet që u gjetën në makinën ku i plagos vëllai. Kjo është një situatë pa lidhje. Kemi rënë viktimë edhe ne, edhe zotëria (Plarenti). Nga gojëdhënat që qarkullojnë në Durrës, flitet që ky ka qenë aktor i kësaj situate. Nuk kemi interesa pasurorë.
Çdo kriminel, vrases, trafikant etj. mohon. Veç fakti e gozhdon. Dhe me fakte ben perpjekje te dale nga laku . Por kur behen 2-3 fakte zberthehet krimineli, fillon bashkepunimin qe te perfotoje perseri duke shitur ata qe ai di per bashkepunetoret e krimeve.