
Një person është gjetur i vrarë brenda një poligoni, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet për vetëvrasje.
Ngjarja ka ndodhur ditën e premte, pranë një poligoni në afërsi të stadiumit “Arena Kombëtare”. Viktima është identifikuar si Bledi Hasani, i cili rezulton si klient i poligonit, raporton News24.
Nga raportimet mësohet se policia është njoftuar përmes një telefonate, ku bëhej e ditur se një person ka vrarë veten. Dyshohet se viktima, i cili ka shkuar disa herë në këtë poligon, ku ushtronte qitjen, sot i ka drejtuar armën vetes.
"Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit", njofton policia.
Lini një Përgjigje